Home»Magazine»Injorantë dhe delirantë! Gafat e VIP-ave që janë për t’u harruar

Injorantë dhe delirantë! Gafat e VIP-ave që janë për t’u harruar

Britney Spears: gjeografia, kjo e panjohur. “Asnjëherë nuk kam dashur të shkoj në Japoni. Thjesht sepse nuk më pëlqen të ha peshk. Dhe e di se është shumë popullor atje në Afrikë”

Kanye West: “Në të vërtetë nuk më pëlqen të mendoj. Unë mendoj se njerëzit mendojnë që mua më pëlqen të mendoj. Dhe nuk më pëlqen. Nuk më pëlqen të mendoj fare”. Por ti mendo …

Christina Aguilera: “Pra, ku do të mbahet Festivali i Filmit të Kanës këtë vit?”

Gjiganti i butë i Shaquille O’Neal, duke iu përgjigjur pyetjes nëse e kishte vizituar Parthenonin gjatë udhëtimit në Greqi, u përgjigj: “Unë nuk mund të kujtoj me të vërtetë emrat e të gjitha klubeve dhe diskove ku kemi shkuar”

Paris Hilton, gjeografia, kjo e panjohur. “Jo, jo, nuk shkova në Angli, shkova në Londër”

Dyshimet e Jessica Simpson për ushqimin: “A është ky pulë apo peshk? E di që duhet të jetë ton por sipër saj thotë ‘Pula e detit'”

Brooke Shields, kundër duhanit me ide të hutuara: “Pirja e duhanit vret. Dhe nëse jeni vrarë, keni humbur një pjesë të rëndësishme të jetës suaj”

Ish guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schëarzenegger, kur u pyet nëse mbështeste martesën e homoseksualëve, u përgjigj: “Jo, mendoj se martesa gay është diçka që duhet të jetë midis një burri dhe një gruaje”

Carl Everett, ish-lojtar amerikan i Ligës së Bejsbollit: “Zoti krijoi diellin, yjet, qiejtë dhe tokën, dhe më pas krijoi Adamin dhe Evën. Por Bibla nuk thotë kurrë asgjë për dinosaurët. Dhe nuk mund të thuash që ekzistonin, nëse asnjë tekst i shenjtë nuk flet për të dhe ju kurrë nuk e keni parë. Dikush në të vërtetë i ka parë Adamin dhe Evën duke ngrënë mollë, por askush nuk ka parë ndonjëherë një Tyrannosaurus rex”

David Beckham (dhe për fat të mirë kjo është e bukur), në kohën e lindjes së Brooklyn-it, fëmijës së parë: “Ne me siguri do ta pagëzojmë Brooklin, por nuk e dimë se në cilën fe”

Jaden Smith, djali i Jada dhe Will Smith: “Nëse të gjithë në botë do të linin shkollën, ne do të kishim një shoqëri shumë më të zgjuar”

Integrimi sipas Kelly Osbourne, vajza e Ozzy: “Nëse i futni një shkelmb bythëve gjithë latinove dhe i dëboni jashtë këtij vendi, kush do t’i pastrojë banjat tuaja, Donald Trump?”

Elizabeth Hurley dhe konceptimi i saj për përsosmërinë fizike: “Unë gjithmonë mendoja se Marilyn Monroe ishte përrallore, por do të vrisja veten nëse do të isha aq e shëndoshë. Unë shkova për të parë rrobat e saj në ekran dhe doja të merrja një metër dhe të matja ijet e saj (Të qeshura) Oh Zot, ishte shumë e shëndoshë … “.

 

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *