Home»“Tranzicioni: Çfarë shkoi mirë? Çfarë shkoi keq?”»Vox Pop / Tranzicioni 30-vjeçar dhe “Shqipëria si Evropa”. Çfarë mendojnë qytetarët?

Vox Pop / Tranzicioni 30-vjeçar dhe “Shqipëria si Evropa”. Çfarë mendojnë qytetarët?

Ky vit shënon 30 vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit, simboli i ndarjes së madhe mes lindjes dhe perëndimit për më shumë se gjysmë shekulli. Bota.al në bashkëpunim me Institutin e Medias, prej disa javësh ka botuar një seri intervistash dhe esesh nga personalitete të spikatura, nga fusha të ndryshme, të cilët kanë reflektuar mbi tranzicionin 3-dekadësh të Shqipërisë.

Në kuadër të Projektit “Tranzicioni: Çfarë shkoi mirë? Çfarë shkoi keq?”, një bashkëpunim i Bota.al me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikes Çeke, këtë herë kemi vendosur të marrim mendimet e qytetarëve të zakonshëm, si e kanë përjetuar ata periudhën paskomuniste.

Cilat ishin shpresat dhe pritshmëritë e tyre kur u shemb komunizmi? A jemi më mirë, apo më keq sot, 30 vjetë më vonë? A e kemi merituar klasën politike që na ka udhëhequr në këto 30 vite, dhe a është realizuar thirrja e ditëve të para të demokracisë: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa?”

Ndiqni videon më poshtë për të mësuar më shumë. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *