Home»Zodiak Ditor»Si do të shkojë e diela juaj? Horoskopi për sot, 20 tetor 2019

Si do të shkojë e diela juaj? Horoskopi për sot, 20 tetor 2019

Dashi

Nuk ka gjysmë masa për ju: përpiquni të shihni edhe nuancat, qëndrimi të fiksuar në bindjet tuaja është kundërproduktive. Ju duhet të filloni t’i merrni dëshirat tuaja më seriozisht. Ato nuk janë vetëm kapriço, por shpesh janë gjëra që ju bëjnë të ndiheni më mirë.

Demi

Dita bëhet interesante sidomos në punë, kur një koleg do t’ju japë vështrime më shumë miqësore, sesa profesionale. Të gjithë janë të vetëdijshëm për përpjekjet e mëdha që keni bërë për të arritur atje ku jeni. Ju nuk keni pse të keni turp të tregoheni të lumtur.

Binjakët

Ju jeni duke punuar për veten tuaj për të gjetur një ekuilibër mendor që ju mendoni se e keni humbur. Në rast se ju duhet, kërkoni një mik për ndihmë. Dita mund të fillojë me disa debate, duke ju bërë të qëndroni të tensionuar deri në mbrëmje. Prandaj përpiquni të relaksoheni.

Gaforrja

Ju jeni në një periudhë në të cilën interesoheni vetëm për veten tuaj dhe nuk merrni parasysh nevojat e partnerit tuaj. Ndoshta ka ardhur koha për të parë përtej. Këto janë ditë kur asgjë nuk duket se shkon si duhet. Mos u dëshpëroni dhe përballojeni me qetësi një sfidë që po ju del përpara: do të dilni në majë.

Luani

Shpesh ju thonë se nuk keni një natyrë të lehtë, por gjithmonë kërkojnë ndihmën tuaj. Kini më shumë durim. Përdorni humorin tuaj të mirë për të “infektuar” të tjerët. Nëse shihni se dikush po hidhet poshtë, një fjalë e mirë do të mjaftojë për t’i rritur shpirtërisht.

Virgjëresha

Ka raste kur dëshironi të ngrini plotësisht emocionet tuaja, të mos provoni asgjë dhe të rrini vetëm me veten tuaj. Ndoshta ju duhet thjesht një relaksim i vogël. Një marrëdhënie e shënuar nga tradhti nuk mund të rikuperohet gjithmonë. Lënia e saj prapa krahëve është shpesh çelësi për t’u ndjerë lumtur përsëri.

Peshorja

Sot do të jetë e vështirë të mos bini në sy: humori i mirë do t’ju japë një atmosferë me të vërtetë të ndritshme. Përdoreni këtë ngarkesë për të bërë përpara në dashuri. Asnjëherë nuk ju ka munguar grinta, por në këtë periudhë forcat duket se ju kanë braktisur. Ndoshta ju duhet të ndryshoni diçka …

Akrepi

Eshtë një person që ndjehet jashtëzakonisht i tërhequr nga personaliteti juaj. Varet nga ju të vendosni nëse do të thelloheni apo jo në këtë njohje. Dikush në familjen tuaj ju ka bërë padrejtësi, por largimi nga të gjithë nuk është ideja më e mirë. Do të bëni që njerëzit e tjerë të ndjehen keq.

Shigjetari

Ju jeni të qetë dhe gjithmonë e keni situatën nën kontroll. Jeni për t’u marrë shembull, veçanërisht kur të tjerët i kap disi paniku. Provoni rrugë të tjera, edhe nëse zakonisht nuk jeni aq të prirur për të ndryshuar. Ju mund të gjeni njerëz me të vërtetë të vlefshëm para jush.

Bricjapi

Nëse diçka ju shqetëson në punë, ndoshta është më mirë të flisni për këtë me shefin tuaj, në mënyrë që ai të dijë se çfarë po përjetoni gjatë kësaj kohe. Njerëzit që ju duan janë të gatshëm t’ju pranojnë edhe për anët tuaja më pak të shkëlqyera. Mos kini frikë të hapeni dhe të lini që gjërat të shkojnë.

Ujori

Ju duhet të përkëdhelni partnerin tuaj shumë më tepër pasi ndihet i mënjanuar në këtë kohë. Mundohuni të falni. Karriera juaj është me interes të veçantë për ju tani. Mos u ndjeni fajtorë nëse neglizhoni aktivitete të tjera për një farë kohe.

Peshqit

Ka diçka në jetën tuaj që ju doni ta ndryshoni, por nuk dini çfarë ende. Merrni një moment për veten tuaj. E vetmja mënyrë për të qenë të lumtur me një person tjetër është të jesh vetvetja dhe të pranoheni për këtë. Mos bëni kompromis. / meb.al

 

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *