Home»“Tranzicioni: Çfarë shkoi mirë? Çfarë shkoi keq?”»Seria e intervistave mbi “Tranzicionin”, tashmë një libër elektronik që mund të shkarkohet falas në bota.al

Seria e intervistave mbi “Tranzicionin”, tashmë një libër elektronik që mund të shkarkohet falas në bota.al

Përmbledhja e intervistave dhe eseve “Tranzicioni, çfarë shkoi mirë, çfarë shkoi keq”, të cilat u botuan përgjatë muajve gusht-tetor në median online “bota.al”, në kuadër të “Programit të Promovimit të Tranzicionit”, të Republikes Çeke, tashmë u ofrohet lexuesve të bota.al në një libër në format elektronik (e-book), të cilin mund ta shkarkoni online në linkun e mëposhtëm.

Shkarkoje: “Tranzicioni: Çfarë shkoi mirë? Çfarë shkoi keq?”

Projekti, një bashkëpunim i Institutit Shqiptar të Medias me bota.al, konsiston në një seri intervistash, esesh, reflektimesh mbi tranzicionin e Shqipërisë pas rënies së komunizmit, në një moment që përkon edhe me 30-vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit.

Seria e intervistave dhe eseve synon të kontribuojë në analizën dhe reflektimin e shoqërisë sonë, mbi arritjet dhe dështimet e tranzicionit post-komunist në Shqipëri, por edhe në sfidat që kemi përpara në rrugën e integrimit europian. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *