Home»Magazine»Nëse ke lindur mes viteve 1950 dhe 1989, do i kesh gjithmonë brenda vetes këto gjëra

Nëse ke lindur mes viteve 1950 dhe 1989, do i kesh gjithmonë brenda vetes këto gjëra

Një gjeneratë me gjunjë të gërvishtura, lojëra në rrugë, me nënat që na shikonin duke luajtur nga dritarja ndërsa sytë e tyre ngatërroheshin me gjelbërimin. Nga këmbët e zbathura, uji i ftohtë nga burimi dhe lisharëset e improvizuara. Brezat e lindur midis viteve 1950 dhe 1989 nuk do të mund ta harrojnë kurrë këtë.

Rekomandimet e nënave na vinin në gatishmëri, por ne, gra të vogla e trime, nuk kishim frikë nga asgjë. Rruga ishte një shtëpi e dytë ku, së bashku me miqtë tanë, mund të luanim me gjërat më të thjeshta.

Ne ecnim zbathur pa u lënduar asnjëherë, pinim ujë nga çezma pa u shqetësuar aspak për shishe plastike dhe nuk na duheshin shtesa ushqimore, apo joga, për t’u ndierë të shëndetshme dhe të forta dhe për t’u rritur në harmoni me natyrën.

Nuk kishte telefona të mençur ose pajisje të këtij lloji: gjithçka që kishim, dhe që ishte e çmuar për ne, ishte shoqëria e të tjerëve. Për këtë arsye, ndarja e lojërave tona ishte një nder dhe na bënte më të lumtur se gjithçka tjetër.

Ne shkonim në shkollë çdo ditë, në këmbë, të shoqëruar nga dora e nënës me një dosje plot fletore dhe libra, sepse kultura ishte një gjë e rëndësishme dhe pesha e saj ndihej edhe në trup.

Ne i takonim miqtë tanë pa u organizuar, pa referenca. Ne nuk mund t’i paralajmëronim ata për ardhjen tonë, por ata gjithmonë na mirëprisnin me lëng frutash dhe ushqime të tjera.

E diela ishte momenti më i bukur, ai në të cilin mblidhej e gjithë familja. Zgjimi me aromën e gjellëve të bëra në shtëpi, zgjedhja e veshjes më të bukur dhe përgatitja e një dite të plotë për të kaluar me të dashurit ishte dita e përsosur për ne.

Fotografitë tona ishin të gjitha në barëdhë e zi, por ishin sytë tanë që i jepnin ngjyrën më të bukur atyre kujtimeve që do t’i mbajmë përgjithmonë në zemrat tona. / meb.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *