Home»Bota»Në rrezik është kredibiliteti i Bashkimit Evropian

Në rrezik është kredibiliteti i Bashkimit Evropian

Franca ka përmendur arsye proceduriale për bllokimin e dy vendeve, duke argumentuar se i gjithë sistemi i anëtarësimit i BE-së ka nevojë të ribëhet tërësisht. Mbështetësit e futjes së dy vendeve ballkanike në rrugën e anëtarësimit në BE argumentuan se të dy i kanë përmbushur kriteret e vendosura nga Bashkimi Evropian, dhe se kredibiliteti i bllokut do të dëmtohet keqas nëse nuk i mban premtimet që ka bërë

Aspiratat evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë duhet të presin.

Udhëheqësit e BE patën një debat të tensionuar deri vonë pas mesnate në lidhje me dy vendet e Ballkanit, por në fund nuk arritën dot në një marrëveshje, madje as edhe për një deklaratë qetësuese, që do të ofronte inkurajim dhe shtynte në kohë një vendim formal.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron kundërshtoi fort ecjen përpara me bisedimet e anëtarësimit dhe në fund doli mbi udhëheqësit e tjerë, duke përfshirë Presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk dhe Kancelaren gjermane, Angela Merkel, që ishin pro.

Kryeministri holandez Mark Rutte mbështeti një kompromis të mundshëm, që do të kish mundësuar hapjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që do të kish detyruar Shqipërinë të priste, por në fund udhëheqësit gjithashtu nuk mund të binin dakord për të ndarë të dy shtetet.

Udhëheqësit e BE e kishin tundur perspektivën e anëtarësimit si një stimul për Maqedoninë e Veriut, që të zgjidhte një mosmarrëveshje të kahershme me Greqinë, gjë që ajo e bëri vitin e kaluar – pjesërisht duke ndryshuar emrin e vet. Por në fund, shpresat e tyre morën një goditje – të paktën për momentin – duke i lënë zyrtarët në Shkup, thellësisht të zemëruar dhe zhgënjyer.

Pasi ministrat e BE u përpoqën dhe nuk arritën një marrëveshje për çështjen e zgjerimit në një takim më herët këtë javë, Tusk e vendosi këtë çështje në agjendën e samitit të udhëheqësve, duke shpresuar në një trysni mbi Macronin.

Franca ka përmendur arsye proceduriale për bllokimin e dy vendeve, duke argumentuar se i gjithë sistemi i anëtarësimit i BE-së ka nevojë të ribëhet tërësisht. Por Parisi ka bërë gjithashtu të qartë pikëpamjen e vet, se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë gati për të nisur procesin e anëtarësimit në BE.

Mbështetësit e futjes së dy vendeve ballkanike në rrugën e anëtarësimit në BE argumentuan se të dy i kanë përmbushur kriteret e vendosura nga Bashkimi Evropian, dhe se kredibiliteti i bllokut do të dëmtohet keqas nëse nuk i përmbush premtimet që ka bërë.

Politico.eu – bota.al

Artikulli origjinal: https://www.politico.eu/article/eu-leaders-deadlock-over-membership-talks-for-north-macedonia-albania/

1 Comment

  1. morri
    18/10/2019 at 2:09 pm — Reply

    kush jan kriteret e be . nji shtet pa gjykata , nji shtet ppp, nji shtet 2o milion euro km i rruges, nji shtet me parlament nonist etj etj nuk na hyn ne pun nje be keshtu. fuk

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *