Home»Keshilla»Mësoni pse vjeshta është “stina e shpirtit”

Mësoni pse vjeshta është “stina e shpirtit”

Ngjyrat e vjeshtës janë ato të forta, që hyjnë në zemrën dhe shpirtin tuaj.

Kjo është më e bukura nga stinët për shumë njerëz, peizazhi që ndryshon dhe shndërrohet ndikon në shpirtin që, ashtu si gjethet, është i ngjyrosur me ar, bronz dhe bakër.

Ajo që ndodh në vjeshtë është magjike dhe nganjëherë e pashpjegueshme. Eshtë ndryshimi më i madh me të cilin natyra po përgatitet të përballet dhe prandaj është e ndjeshme për sytë tanë.

Në mënyrë të pashpjegueshme kjo vdekje e dukshme që përgatit rilindjen, ku natyra është protagoniste, është e lidhur ngushtë me trupin dhe mendjen njerëzore. Edhe për ne, në fakt, kjo stinë paraqet një pikë të rëndësishme për evolucionin tonë të brendshëm.

Në dallim nga pranvera, e cila sjell me vete një rilindje të gëzuar dhe të lehtë, vjeshta fton për reflektim, ekuilibrim të veprimeve tona, të korra dhe kujdes për farat e të ardhmes.

Kjo është koha për të përmbledhur atë që kemi qenë dhe kush do të dëshironim të ishim. Të konsiderojmë gjithçka që kemi bërë dhe çfarë do të donim të bënim vitin e ardhshëm.

Ne jemi shpirtra të lidhur ngushtë me të gjithë universin dhe ndërsa stinët ndryshojnë, ne zhvillohemi. Natyra, nëse dimë ta dëgjojmë, luan një rol themelor në jetën tonë, bëhet mësuese dhe na mëson artin e ndryshimit.

Duke e ndjekur atë, vështrimi ynë përhumbet në gjithçka që kemi lënë pas, me trishtimin dhe melankolinë e dukshme që fshehin thesarin e vërtetë të vjeshtës: përvojën.

Këtë stinë mësojmë ndryshimin e vërtetë nga pemët. Si gjethet, ne butësisht lëshojmë atë që nuk është më e nevojshme, duke përqendruar energjitë tona brenda asaj që duket si vdekje, por të vetëdijshëm për të pritur një rilindje të re.

Energjitë e vjeshtës janë shumë të forta, të mësojmë t’i mirëpresim dhe të rrjedhim bashkë me to, do të na ndihmojnë të bëhemi më të fortë, ashtu si pemët, dhe më pas të rilindim në pranverë.

Në fakt, nëse stina e dashurisë na fton të lindim me projekte të reja dhe t’u tregojmë atyre për botën, vjeshta na fton t’i integrojmë ato, të rilindim së brendshmi dhe pastaj të rilindim së jashtmi.

Më shumë se çdo stinë tjetër, vjeshta na mëson të vdesim pak, që të rilindim më të bukur dhe më të fortë se më parë, me vetëdije dhe mirënjohje. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *