Home»Thenie»Këto janë disa prej shpjegimeve më të bukura për dashurinë, që mund të jenë bërë ndonjëherë

Këto janë disa prej shpjegimeve më të bukura për dashurinë, që mund të jenë bërë ndonjëherë

Dashuria është një mister. Pse dashurohemi? Eshtë një forcë e madhe që na qetëson nga të gjitha mundimet tona, është një dhimbje e madhe që na shëron nga të gjitha luftërat. Dashnori është një luftëtar i çuditshëm që buzëqesh dhe i do të tjerët. Dashnori bën që të gjitha trëndafilat në botë të lulëzojnë, por të tjerët i shkelin për një impuls të papritur të xhelozisë djegëse.

ALDA MERINI

Dashuria është gjithçka që rritet, zgjerohet, pasuron jetën tonë, drejt të gjitha lartësive dhe të gjitha thellësive. Dashuria nuk është problem, ashtu siç nuk është një automjet; vetëm shoferi, udhëtarët dhe rruga janë problematike.

FRANZ KAFKA

Dashuria pengon vdekjen. Dashuria është jeta. Gjithçka, gjithçka që unë kuptoj, e kuptoj vetëm sepse dua. Eshtë vetëm kjo që mban gjithçka bashkë.

LEV TOLSTOI

Dashuria e vërtetë nuk është as fizike, as romantike. Dashuria e vërtetë është pranimi i gjithçkaje që është, ka qenë, do të jetë dhe nuk do të jetë.

KHALIL GIBRAN

Dashuria është kur, dëshira për t’u ndjerë i dëshiruar të bën të ndjehesh kaq keq, sa që të duket sikur do të vdesësh.

HENRI DE TOULOUSE LAUTREC

Gjithçka që dimë për dashurinë, është se dashuria është gjithçka.

EMILY DICKINSON

Dashuria për veten është fillimi i një dashurie të gjatë sa vetë jeta.

OSCAR WILDE

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *