Home»Zodiak»HOROSKOPI JAVOR i astrologut Paolo Fox, 21-27 TETOR 2019

HOROSKOPI JAVOR i astrologut Paolo Fox, 21-27 TETOR 2019

Dashi

Katër yje për shenjën e Dashit, që po kalon një fazë rikuperimi. Java fillon mirë, Dielli ndalon kundërshtimin e tij nga e Mërkura. Sa i përket dashurisë, çiftet mund të gjejnë harmoni dhe stabilitet, ndërsa ata që janë beqarë kanë një shans të mirë për sa kohë që nuk vazhdojnë gjithmonë me të njëjtat gabime ose me të njëjtin person, nëse është njeriu i gabuar.

Demi

Vetëm tre yje për Demin, i cili ka ende kundërshtimin e Venusit që pengon ndjenjat. Nëse jeni në fillim të një historie, përpiquni të shmangni konfrontimet me ish-ët. Mundohuni të jeni më pak mosbesues. Ata që janë tashmë në çifte duhet të përpiqen të shmangin debatet, ose të paktën të përpiqen t’i shtyjnë ato: duke filluar nga nëntori gjithçka do të jetë shumë më mirë, madje edhe në frontin e punës dhe parave. Thjesht duhet të jeni të durueshëm.

Binjakët

Tre yje gjithashtu për shenjën e Binjakëve, por ata duhet të përfitojnë nga kjo javë për të sqaruar disa raporte. Kjo pjesë e dytë e tetorit është më pak e rëndësishme në dashuri sesa ditët e para të muajit, duhet të përpiqeni të jeni më të kujdesshëm: ditët më të mira janë e marta dhe e mërkura, ato në të cilat duhet të keni më shumë kujdes, janë ditët e enjte dhe e premte. Në punë, nga ana tjetër, kjo është një periudhë në të cilën mund të merrni revanshin, edhe pse do shihni rezultate duke filluar nga muaji I ardhshëm.

Gaforrja

Pesë yje për shenjën e Gaforres: duhej, pas kaq shumë telasheve në javët e kaluara! Sa i përket punës, këto ditë ju mund të vendosni hiqni dorë nga situatat që nuk mund të duroni më, ndryshimet janë të favorizuara. Sa i përket ndjenjave, një miqësi mund të shndërrohet në diçka më të rëndësishme. Për ata që janë në çifte, nëse e kanë kapërcyer kundërshtimin planetar që kanë pasur në kohët e fundit, gjërat do të jenë shumë më mirë se sa deri tani.

Luani

Tre yje për Luanin, që këtë javë do të jetojë një periudhë jo shumë tërheqëse. Për sa i përket punës, ka lajme të mira, ndërsa për sa i përket ndjenjave, nëse jeni në çift duhet t’i kushtoni vëmendje konflikteve për shkak të çështjeve të kaluara. Nëse jeni beqarë, mund të ndjeheni pak a shumë të vetmuar, të keni ndjenja negative. Mundohuni të mos bini hpirtërisht, nëse jeni të interesuar për dikë, mos humbisni mundësinë për të ecur përpara.

Virgjëresha

Pesë yje për shenjën e Virgjëreshës. Një javë shumë pozitive në lidhje me dashurinë, falë një Venusi veçanërisht dashamirës për sa i përket vlerësimit tuaj. Nëse jeni ende beqarë, mund të gjeni personin e duhur: favorizohen lidhjet me Gaforren, Akrepin dhe Bricjapin. Edhe ata që tashmë janë në çifte mund të përmirësojnë situatën e tyre sentimentale, duke ringjallur pasionin dhe duke bërë projekte të reja. Në punë, mund të ketë disa vonesa, durim, gjithçka do të dalë së shpejti në pah, priten suksese.

Peshorja

Katër yje për ata që kanë lindur nën shenjën e Peshores. Një javë që shënon një fazë të rimëkëmbjes së ndjenjave, të cilat dalin të forcuara nga kriza e përjetuar në tre muajt e fundit. Mund të ketë pasur probleme, por ato tani janë tejkaluar. Edhe ata që janë vetëm ndihen më të fortë, më të sigurt. Sa i përket punës, këto janë ditë të rëndësishme: kini kujdes nga dikush që mund të luajë pisët, mbase nga rivaliteti.

Akrepi

Katër yje për Akrepin, i cili jeton një moment të bukur, por që duhet të shmangë debatet, mbase për shkak të një nervozizmi të tepërt. Sidomos në dashuri, përpiquni të mos tërhiqeni shumë, përkundrazi, përpiquni të gjeni atmosferën e duhur, pasionin. Sa i përket punës, ju jeni në një fazë të rifillimit.

Shigjetari

Katër yje për ata që kanë lindur nën shenjën e Shigjetarit. Tashmë këtë javë gjërat kanë filluar të përmirësohen më shumë se sa ditët e mëparshme, por ato do të jenë edhe më të mira duke filluar nga muaji tjetër, kur Venusi do të jetë në shenjën tuaj dhe do të favorizojë dashurinë, madje edhe me njerëz të moshave shumë të ndryshme. Ndjenjat e lindura rishtas mund të konfirmohen, ose dashuria mund të kthehet në të kaluarën. Për çiftet më të vjetra, gjërat po shkojnë shumë mirë. Perspektiva të mira edhe në vendin e punës.

Bricjapi

Tre yje për Bricjapin, i cili në vendin e punës duhet të punojë shumë për të arritur rezultatet që dëshiron. Por ata do të vijnë, mos u shqetësoni! Ndërsa për dashurinë, nëse jeni të interesuar për dikë, përpiquni të përparoni në këto ditë. Beqarët do të bëjnë njohje interesante gjatë një udhëtimi ose një takimi. Çiftet e njohur prej një kohe të gjatë tani janë më të qeta.

Ujori

Tre yje për shenjën e Ujorit, të shqetësuar nga Venusi disonant. Kjo është arsyeja pse ju nuk do të jeni në gjendje të qëndroni të qetë këtë javë … rreziku është që mund të keni reagime të pakontrolluara që mund të shkatërrojnë gjithçka. Më mirë të përpiqeni të kontrolloni veten, veçanërisht nëse është një marrëdhënie sentimentale e cila ju intereson. Kjo gjendje e shqetësuar e mendjes do të ndodhë veçanërisht nga mesi i javës, prandaj kini kujdes.

Peshqit

Pesë yje për ata që kanë lindur nën shenjën e Peshqve. Kjo javë është e favorshme për takime të reja, për të krijuar lidhje të reja, për lindjen e dashurive të reja. Yjet gjithashtu ju ndihmojnë të zgjidhni disa probleme financiare ose ligjore, ose një mosmarrëveshje me një ish. Në punë, përpiquni të mos kënaqeni me pak, por të synoni lartë: merrni ide të reja dhe mos përjashtoni mundësinë e bashkëpunimit me dikë ose të punoni në një ekip. / meb.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *