Home»Sport»“Ajo që bëri Granit Xhaka quhet tradhëti, ndaj nuk duhet të jetë kapiten i Arsenalit”

“Ajo që bëri Granit Xhaka quhet tradhëti, ndaj nuk duhet të jetë kapiten i Arsenalit”

Ish-futbollisti i Arsenalit, Emmanuel Petit, është në grupin e atyre që e kanë kritikuar Granit Xhakën për veprimin e tij dhe ka kërkuar që t’i hiqet shiriti i kapitenit.

“Nuk kam parë kurrë dika të ngjashme me atë që ndodhi me Granit Xhakën. Për mua, ai nuk mund të jetë më kapiten i Arsenalit. Është e pamundur, ajo që ka bërë është e papranueshme”.

“Ajo që ka bërë në fushë është diçka tjetër, e kam bërë të qartë, nuk e di se çfarë i ofron skuadrës. Por, ajo që bëri Xhaka kur u largua nga fusha, është krejt ndryshe. Nuk mund të bësh diçka të tillë – në Angli konsiderohet si tradhti”, ka thënë Petit për Paddy Poëer.

Ish-mesfushori francez ka qenë pjesë e Arsenalit në periudhën 1997-2000, duke fituar Ligën Premier (1997/1998), Kupën FA (1997/1998) dhe FA Charity Shield (1998 dhe 1999).

Njëherësh, ai ka qenë pjesë e gjeneratës së artë të Francës që e fitoi Kupën e Botës në vitin 1998 dhe Kampionatin Evropian në vitin 2000. /Telegrafi/

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *