Home»Motivuese»Tre besime budiste, që do ju bëjnë shumë më të lumtur

Tre besime budiste, që do ju bëjnë shumë më të lumtur

Ju nuk keni pse të praktikoni joga ose të ndiqni një dietë për të përfituar nga tre besime Budiste që do të shkundin botën tuaj dhe do t’ju bëjnë më të lumtur.

Pra, pavarësisht nga bindjet tuaja, në këtë artikull do të gjeni tre elementë të fuqishëm të filozofisë Budiste që mund t’i përfshini çdo ditë, në mënyrë që jeta juaj të kthehet drejt një drejtimi më të lumtur.

3 Besimet Budiste që do t’ju bëjnë të jeni më të lumtur

Dukkha: Jeta është e dhimbshme dhe shkakton vuajtje

Sipas shumë njerëzve, filozofia Budiste është negative dhe tepër pesimiste.

Kjo për shkak se një nga bindjet e saj më të famshme mund të përkthehet në “jeta është një vuajtje”.

Por në realitet ai besim nuk po thotë se ekzistenca jonë është e vështirë dhe duhet përballur, por përkundrazi duhet të njohim dhimbjen dhe vuajtjen.

Si mund ta përdorni çdo ditë këtë besim Budist?

Gjithë çfarë duhet të bësh, është të pranosh që dhimbja do të jetë pjesë e jetës tënde.

Praktikoni pranimin përballë konfliktit, pushoni së përmbajturike idesë se jeta është e lehtë dhe pa dhimbje.

Përqafoni papërsosmërinë, hapni zemrën drejt pasigurisë dhe hiqni dorë nga kjo bindje e gabuar.

Anitya: Jeta është në ndryshim të vazhdueshëm

Anitya ose impermanenca do të thotë që jeta siç e dimë ndryshon vazhdimisht. Prandaj është e pamundur të përsërisim ose të kthehemi në një moment që sapo mbaroi.

Çdo ditë që kalon qelizat tona janë të ndryshme, mendimet tona zhvillohen, temperatura dhe cilësia e ajrit ndryshojnë.

Gjithçka përreth nesh është e ndryshme. Gjithmonë.

Kur ndjehemi veçanërisht jo rehat, koncepti i impermanencës mund të jetë në mënyrë paradoksale ngushëllues.

Me fjalë të tjera: nëse asgjë nuk është e përhershme, ne e dimë se edhe dhimbja jonë do të kalojë.

Eshtë gjithashtu e vërtetë që edhe kur përjetojmë gëzim, kjo ide mund të duket tepër stimuluese.

Si mund ta përdorni çdo ditë këtë besim Budist?

Shijoni idenë e ndryshimit, pranoni konceptin se gjithçka ndryshon vazhdimisht.

Edhe kur ideja e impermanencës mund të duket e frikshme, na ndihmon të vlerësojmë gjithçka që ne po përjetojmë në të tashmen.

Marrëdhëniet tona, trupi, disponimi, shëndeti, koha.

Por edhe këpucët tona të preferuara, puna jonë, rinia dhe mendjet tona.

Anatma: Vetja ndryshon gjithmonë

E fundit nga tre besimet budiste, çfarë do të na mësojë?

Kultura jonë na ka shtyrë të besojmë se ekziston një “Unë” konkret dhe i vazhdueshëm i fshehur diku brenda tek ne.

A është midis zemrës dhe mëlçisë? Apo diku në një vend të panjohur në trurin tonë? Kush e di!

Budizmi, megjithatë, supozon se nuk ka asnjë “Unë” të caktuar dhe të qëndrueshëm.

Në përputhje me Anitya (impermanence), qelizat tona, kujtimet, mendimet dhe rrëfimet personale ndryshojnë me kalimin e kohës.

Sigurisht, secili prej nesh ka karakteristika që përdorim për të identifikuar veten, për të ndjerë një ndjenjë të “Unit”.

Emrat, puna dhe interesat e tjera.

Por ideja e një Uni konstant është një histori tjetër që na ka treguar kultura jonë.

Eshtë një histori që ne mund ta ndryshojmë dhe për këtë arsye të pranojmë idenë që ne vetë mund të ndryshojmë, në çdo kohë, në çdo vend.

Si mund ta përdorni çdo ditë këtë besim Budist?

Në vend që të përqendrohemi tek “gjetja e vetvetes”, ne duhet të jemi të përkushtuar në krijimin e vetvetes që duam të jemi në çdo kohë.

Eshtë e mundur që ne të jemi dhe të ndihemi ndryshe sot në krahasim me atë sesi ishim dhe jemi ndier dje.

Të qenit në depresion sot nuk do të thotë se do të jemi në depresion përgjithmonë.

Ne mund t’i falim të tjerët dhe mbi të gjitha mund t’i falim vetvetes disa gjëra.

Sapo të heqim dorë nga lidhja jonë ndaj idesë së një “Unë” konstant, mund të jemi më të qetë me ndryshimin e vazhdueshëm, të pranishëm gjatë gjithë jetës.

Në çdo moment të ri, ne vetë jemi të rinj.  / meb.al

 

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *