Home»Magazine»Parashikimi i superkompjuterit të MIT në vitin 1973: Qytetërimi ynë merr fund në vitin 2040

Parashikimi i superkompjuterit të MIT në vitin 1973: Qytetërimi ynë merr fund në vitin 2040

Në vitin 1704, Isak Njuton parashikoi fundin e botës diku rreth (ose pas, por jo më parë) vitit 2060, duke përdorur një seri të çuditshme llogaritjesh matematikore. Në vend se të studionte atë që ai e quajti “libri i natyrës”, ai mori si burim të tij profecitë e supozuara të librit të Zbulesës në Bibël.

Ndërsa parashikimet e tilla kanë qenë gjithmonë një element qendror i Krishterimit, është e habitshme për njerëzit modernë kur kthejnë kokën pas dhe shohin parashikimet e astronomit dhe fizikantit të njohur. Sidoqoftë, për Njutonin, siç shkruan Metju Stenli tek “Science”, “hedhja e themeleve të fizikës dhe astronomisë moderne ishte një element dytësor. Ai besonte se puna e tij vërtetë e rëndësishme, ishte të deshifronte shkrimet e shenjta të lashta, dhe të zbulonte natyrën e fesë së krishterë”.

Mbi treqind vjet më vonë, ne ende kemi shumë predikues fetarë, që parashikojnë fundin e botës, me fjalët e koduara biblike. Por kohët e fundit, radhëve te tyre u janë bashkuar edhe shkencëtarët, qëllimi i vetëm i të cilëve, është interpretimi i të dhënave nga studimet klimatike dhe vlerësimet e qëndrueshmërisë, duke pasur parasysh rritjen e popullsisë dhe burimet natyrore në rënie. Parashikimet shkencore, nuk mbështeten mbi tekste ose teologji të lashta, dhe as nuk përfshijnë betejat përfundimtare ndërmjet të mirës dhe të keqes.

Megjithëse, mund të ketë plagë dhe rrëfime të tjera të tmerrshme, këto janë rezultatet e parashikueshme të prodhimit të tepërt dhe konsumit, sesa i një zemërimit hyjnor. Megjithatë, nga një numër i vogël i çuditshëm, shkenca arriti në të njëjtën pikë apokaliptike si Njutoni, plus ose minus 1 ose 2 dekada.

“Fundi i botës” në këto skenarë, nënkupton fundin e jetës moderne siç e njohim: rënien e shoqërive të industrializuara, prodhimit bujqësor në shkallë të gjerë, zinxhirëve të furnizimit, klimës së qëndrueshme, shteteve kombëtare…Që nga fundi i viteve 1960, një shoqëri elitare e industrialistëve dhe shkencëtarëve të pasur, të njohur si Klubi i Romës (një lojtar i shpeshtë në shumë teori konspirative), i ka parashikuar këto fatkeqësi në fillim të shekullit XXI.

Një nga burimet e vizionit të tyre, është një program kompjuterik i zhvilluar në MIT, duke llogaritur teorinë e Xhej Forrester, modeli i qëndrueshmërisë globale të të cilit, një nga të

parët e këtij lloji, parashikoi rënien e qytetërimit tonë në vitin 2040.

“Ajo çfarë kishte parashikuar kompjuteri në vitet 1970 ka qenë përgjithësisht e vërtetë”- thotë Pol Rajtner për “Big Think”. Këto parashikime, përfshijnë rritjen e popullsisë dhe niveleve të ndotjes, “përkeqësimin e cilësisë së jetës” dhe “zvogëlimin e burimeve natyrore”.

Një dokumentar i televizioni australian ABC, i shpjegon llogaritjet e kompjuterit si “një udhëtim elektronik, i udhëhequr nga sjellja jonë globale që nga viti 1900, dhe se ku do të na çojë kjo sjellje” thotë prezantuesi.

Grafiku përfshin vitet 1900, deri në vitin 2060. “Cilësia e jetës”, fillon të bjerë ndjeshëm pas vitit 1940. Forrester, një figurë e stilit Njutonian në botën e shkencave kompjuterike dhe teorinë e menaxhimit dhe sistemeve – megjithëse jo tamam si Njutoni, që ishte entuziast për profecitë biblike – i mbështeti përfundimet e tij deri në fundin e jetës së vet në vitin 2016.

Në një nga intervistat e tij të fundit, në moshën 98-vjeçare, ai tha për “MIT Technology Revieë”:”Mendoj se librat e mi janë në rregull”. Por ai paralajmëroi të mos ndërmerren veprime pa një mendim sistematik, përballë çështjeve të ndërlidhura globalisht:

“Kohë pas kohe… do të gjesh njerëz që reagojnë ndaj një problemi. Ata mendojnë se e dinë se çfarë duhet të bëjnë, por nuk e kuptojnë se ajo që po bëjnë po shkakton një problem. Ky është një cikël vicioz, sepse meqë gjërat përkeqësohen, ka më tepër nxitje për t’i bërë gjërat edhe më keq”.

Ndërkohë, kjo teori duket se i lë agjentët e fuqishëm njerëzorë (si drejtuesit e Exxon), plotësisht pa asnjë llogaridhënie ndaj kolapsit të ardhshëm.

Kufijtë e rritjes – të quajtura “neo-Maltusiane”, nga një mori kritikësh libertarianë, qëndrojnë në baza shumë më të sigurta, sesa parashikimet e çuditshme të Njutonit, dhe parashikimet e tij për klimën, vëren Kristian Parenti. I`a vlen të kihet parasysh, se modelet mbi parashikimin e të ardhmes nuk janë në fakt e ardhmja. Përpara do të këmi sigurisht kohëra të vështira, por asnjë teori, pavarësisht se sa e sofistikuar ajo mund të jëtë, mund të mbështet gjithsesi mbi çdo ndryshore. / OpenCulture – Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *