Home»Keshilla»Më dhuro më shumë momente dhe më pak gjëra

Më dhuro më shumë momente dhe më pak gjëra

Zemra ushqehet nga emocione të pastra dhe origjinale, dhe jo nga gjëra materiale. Ajo mbushet me momente: në fakt, janë ato që japin lumturinë e vërtetë, detaje të thjeshta që mund të bëjnë të dalë dielli, madje edhe në një ditë të stuhishme.

Lumturia është bërë nga gjëra të vogla

Janë fjalët, gjestet dhe momentet e veçanta që vijnë nga zemra e atyre përreth nesh që mbushin shpirtrat tanë. Eshtë koha, të cilën na përkushtojnë këta njerëz, që na lejojnë të përjetojmë momente të lumturisë së vërtetë.

Magjia ekziston

Nuk kemi nevojë për smartphone ose rroba të shtrenjta në mënyrë, që jeta jonë të kthehet në diçka të mrekullueshme. Magjia fshihet në detajet e përditshme, në kohën e kaluar së bashku me njerëzit që duam dhe që na duan.

Bukuria tek gjestet

Dhuratat e shtrenjta, duhet t’ia lënë vendin shëtitjeve dorë për dore, darkave së bashku, shikimeve dhe të qeshurave, këto janë gjërat e bukura, në gjendje të na hapin zemrat.

Kush e di se si të vlerësojë detajet, është në gjendje të kujdeset për njerëzit e tjerë dhe kohën e kaluar së bashku: në të njëjtën kohë di si të japë vetveten dhe të hapë zemrën, plotësisht.

Jepni momente dhe jo gjëra

Të dish të përkushtohesh, të dhurosh kohën dhe të mos e kufizosh veten në dhënien e sendeve materiale: është kjo baza e dashurisë. Ne duhet të angazhohemi dhe të japim momente, vetëm në këtë mënyrë mund të ndërtohen marrëdhënie autentike. / meb.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *