Home»Keshilla»Gratë inteligjente janë ato që mbajnë gjallë shpirtin e fëmijërisë

Gratë inteligjente janë ato që mbajnë gjallë shpirtin e fëmijërisë

Gratë me të vërtetë inteligjente janë ato që kanë bërë paqe me fëmijën e tyre të brendshëm, të cilat nuk harrojnë ndjesitë e pastra dhe të jashtëzakonshme që mund të përjetohen vetëm në atë moshë. Ato janë njerëz të fortë, të shkathëta dhe të pavarura, por me një zemër të sinqertë.

Mrekulllia e fëmijërisë

Ka gra që dinë të mrekullohen me gjëra të vogla: diellin, natyrën, rrahjen e krahëve të një zogu. Kjo i bën ato inteligjente, të hapura, unike dhe të veçanta.

Vështrimi përtej qiellit

Gratë inteligjente janë ato që dinë të shohin përtej të dukshmes, të cilat vëzhgojnë qiellin dhe shqyrtojnë çdo element të tij dhe magjepsen nga universi, ato që dinë të dëgjojnë, ato që dinë të kuptojnë.

Gra, fëmijë, nëna, bashkëshorte

Ka gra që janë të plota, arrijnë që të jenë nëna, vajza, gra dhe të dashura. Ato arrijnë të jetojnë në tërësinë e tyre pikërisht sepse e mbajnë të gjallë frymën e fëmijërisë së tyre.

Gra që ndryshojnë botën

Sekreti qëndron në ruajtjen e pastërtisë së shpirtit dhe zemrës. Fëmijët dinë ta bëjnë mirë, shumë më mirë se ne të rriturit. Kjo është arsyeja pse një grua që mund të dëgjojë fëmijën brenda saj është e pagabueshme.

Gratë e zgjuara janë të pjekura dhe të mençura, ato janë në gjendje të marrin vendimet e tyre me vetëdije për të përmirësuar jetën e tyre dhe atë të njerëzve përreth tyre. Por ato kurrë nuk lëndojnë, sepse brenda tyre shpirti i pastërtisë që karakterizon çdo fëmijë është i gjallë. / meb.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *