Home»Keshilla»Do e jetoj jetën time çdo ditë, sikur të ishte e fundit

Do e jetoj jetën time çdo ditë, sikur të ishte e fundit

Puna, shtëpia, detyrimet dhe detyrat, a është kjo me të vërtetë jeta që keni ëndërruar, atëherë kur si fëmijë që ishit, shikonit retë me sy të mëdhenj, shpresëdhënës?

Puna e fisnikëron njeriun dhe le ta themi, shumë herë e mbush jetën tonë në një mënyrë pozitive, veçanërisht kur pas vitesh sakrificash, kemi arritur qëllimet e shumëpritura. Por puna, karriera dhe paratë nuk janë gjithçka në jetë. Kohën që kemi, në të vërtetë, duhet ta jetojmë duke i dhënë përparësi emocioneve tona, ndjenjave tona: duhet të kultivojmë pasione, të kalojmë ditë me familjen, të organizojmë një ritakim me miqtë e vjetër dhe të ecim mes natyrës.

Ne duhet të kemi guximin të tërheqim prizën, të hapim sytë dhe të kërkojmë, me të vërtetë, të gjitha ato që ofron toka, gjithçka që universi na komunikon: energjinë e tij.

Dhe në vend të kësaj, e gjejmë veten të gëlltitur në rutinën e jetës së përditshme. Kur bie alarmi, ne vishemi dhe shkojmë në punë, shkojmë në pazar dhe paguajmë faturat dhe kur kemi një moment të lirë, mbase ia kushtojmë atë lojës së shkarkuar në smartphone.

A është vërtet kjo jeta që keni ëndërruar të keni?

Sikur ta dinim se do të mjaftonte të shikonim përtej hundës sonë, për të zbuluar histori të jashtëzakonshme: gra që e kanë kthyer jetën në një aventurë të mrekullueshme që mund të na frymëzojë. Ato e dinë, se jeta është një dhe është një frymë. Ato na mësojnë se duhet të jetohet, ditë pas dite, orë pas ore.

Ka ardhur koha që të vendosim gjithçka në plan dhe të kuptojmë se cilat janë përparësitë për të jetuar më mirë, për të qenë të lumtur. Dëgjoni instinktin tuaj parësor, çfarë po përpiqet t’ju tregojë? Ku të shpie?

Ndoshta drejt një destinacioni të panjohur për një udhëtim vetëm, ose drejt atij pasioni që ke ndaluar së kultivuari vite më parë, sepse nuk është shumë konkret.

Kush shpresonit të ishit kur ishit vajza të vogla? Asnjëherë nuk është vonë për të jetuar jetën për të cilën keni ëndërruar, vërtet, bëjeni tani, sa më shumë që të keni mundësi, pa ndaluar. / meb.al

 

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *