Home»Ekonomi»Sfidat e Madame Christine

Sfidat e Madame Christine

Sido që ta mendojë Christine Lagarde, zonja e re e Banjës Qendrore Europiane, dhe pasardhëse e italianit Mario Draghi, ajo shënon një kthim me 180 gradë në krahasim me paraardhësin e vet. Duke nisur nga komunikimi.

Draghi, shumë i aftë, por tejet buokrat i tërhequr, pas krizës globale të vitit 2008 dhe asaj të zonës së euros ka përdorur instrumenta jo tradicionalë, si blerja masive e bonove shtetërore, duke mbajtur norma interesi tejet të ulëta.

Christine Lagarde, ish presidente e FMN është krejt e kundërta. Politike, një negociatore e palodhur, që megjithatë do të gjendet në një situatë ku do i duhet që të disponojë një portofol shumë të madh bonosh të blera dhe duhet të fillojë edhe të rrisë normat e interesit të kontrolluara nga Banka Qendrore Europiane, që kanë arritur në pikën ku janë negativë. Kjo do të thotë që marrja e një huaje do të kushtojë më shtrenjtë, nëse do të ndodhë.

E prirur për një pikëpamje më agresive, Lagarde kishte thënë këtë vit: “Që ekonomia globale të vazhdojë të punojë mirë është i domosdoshëm një sistem tregtar më i hapur, transparent dhe me rregulla të sigurta”.

Eshtë më e kollajtë të thuhet se sa të bëhet, pas tensioneve tregtare me SHBA dhe Kinën, me Evropën që është përherë e më shumë si tenxhere lundrueze në mes kacekëve të hekurt të kontinentit, ku duhet që të përballojë krizën e Brexit dhe atë ekonomike të disa prej vendeve anëtare.

Mbetet për t’u parë nëse sharmi i Madame Lagarde mund të mbizotërojë mbi të gjitha këto.

Mbështetësit e saj janë të bindur. Kritikët presin në breg…

Euroneës – Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *