Home»Bota»Rusia-Evropa, “divide et impera”? “Po nënvlerësojmë zakonin e Rusisë, për të blerë politikanë në Evropë”

Rusia-Evropa, “divide et impera”? “Po nënvlerësojmë zakonin e Rusisë, për të blerë politikanë në Evropë”

“Të mos jemi naivë. Përgjithësisht, kush është shumë mik me Rusinë, e bën për interesa financiare. Dhe po nënvlerësojmë zakonin e Rusisë për të blerë politikanë në Evropë, dhe duke bërë kështu, zgjeron sferën e vet të influencës”

Në Itali janë ndezur shumë polemikat mbi marrëdhëniet e rrezikshme mes La Legas dhe Moskës. Në Rusi ekziston një ideologji politike që justifikon futjen e hundëve në politikën e kontinentit të vjetër. Për të kuptuar më shumë, Euronews ka biseduar me Vessela Tcherneva, zëvendës presidente e Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, e cila në lidhje me ndërhyrjet e Kremlinit pohon:

“Doktrina euroaziatike është një kombinim i gjeografisë dhe vlerave. Bëhet fjalë për vlera konservatore që magjepsin shumë njerëz. Janë vlera që përpiqen të mohojnë iluminizmin evropian dhe gjithçka që Evropa ka arritur, sa u përket të drejtave të njeriut, liritë e individit dhe lirinë e shtypit. Ka shumë njerëz në Kremlin, të cilët besojnë se duke ushqyer një agjendë kundër homoseksualëve, nacionaliste, një agjendë që mohon të drejtat e njeriut, kundër rregullave evropiane, do ia dalin që të përçajnë Evropën dhe do ta arrijnë nga brenda”.

EURONEWS: Shumë parti kanë shfaqur një afërsi me Kremlinin dhe teoritë e tij. Çfarë duhet të bëjë Evropa për t’u mbrojtur?

“Duhet që të krijojë një lloj kordoni sanitar përreth atyre politikanëve që janë shumë miqësorë me Moskën në Evropë, mbi të gjitha në Parlamentin Evropian dhe në institucionet evropiane. Dhe të mos jemi naivë. Përgjithësisht, kush është shumë mik me Rusinë, e bën për interesa financiare”.

EURONEWS: Edhe këta politikanë që shohin nga Rusia, a e kuptojnë që kjo marrëdhënie me Moskën mund të bëhet një raport varësie?

“Jam e bindur që nënvlerësojnë zakonin e Rusisë për të blerë politikanë në Evropë, dhe duke bërë kështu, zgjeron sferën e vet të influencës. Kjo taktikë po shpërblen, sepse ka shumë njerëz që mendojnë se Evropa duhet të jetë më sovrane. Që shtetet anëtare duhet të jenë më sovranë në një kontekst evropian, dhe fatkeqësisht ky është një kontekst i favorshëm për ekspansionin rus”. / Euroneës. – Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *