Home»Magazine»Personazhe»Rebelë me kauzë / JOSHUA WONG: Një çadër si simbol i demokracisë

Rebelë me kauzë / JOSHUA WONG: Një çadër si simbol i demokracisë

22 vjeç. Njeriu që ndezi protestën e Hong Kongut

Pak orë pasi doli nga burgu, Joshua Uong ishte rikthyer në vijën e parë. Nuk njeh vend tjetër ky djalosh 22 vjeçar, simbol i Hong Kongut që zbret në rrugë për të mbrojtur autonominë e vet nga Kina komuniste.

Pesë vjet më parë u bë model i Lëvizjes pro demokraci të çadrave, duke shastisur botën me vendosmërinë e egër në fytyrën e tij prej adoleshenti, duke paguar me dënime të llojeve të ndryshme për aktivizmin e tij.

Tani protesta e ish kolonisë britanika ka të tjerë krerë, të rinj të maskuar, por ka të njëjtin objektiv: të mbrojë identitetin dhe liritë e një qyteti, që duket i destinuar të asimilohet prej Pekinit.

Për këtë arsye Joshua është ende aty, tashmë në rolin e politikanit, numrmi një i Partisë Demosisto. Dhe premton: “Hong Kongu nuk do të jetë kurrë një tjetër qytet kinez”.

/ bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *