Home»Magazine»Personazhe»Rebelë me kauzë / Deputetja demokrate 29-vjeçare, që sfidon Trumpin me “Green New Deal”

Rebelë me kauzë / Deputetja demokrate 29-vjeçare, që sfidon Trumpin me “Green New Deal”

Alexandria Ocasio-Cortez: 29 vjeç, gruaja më e re në moshë e zgjedhur në Kongresin amerikan

E nisi fushatën e saj me një video virale: “Andej nga vij unë, kodi postar të përcakton fatin. Gra si unë nuk është e parashikuar që të garojnë për në Kongres”. Por në fakt, sot Alexandria Ocasio-Cortez, 29 vjeç, është deputetja më e re që është zgjedhur ndonjëherë në Kongres, një millenial që ka “zhdoganuar” fjalën socialiste duke u imponuar si simbol i ndryshimit.

E lindur në Bronx por me origjinë nga Puerto Rico, ka studiuar për ekonomi ndërkohë që studimet i ka përballuar duke punuar si banakiere. Një përdoruese eksperte e rrjeteve sociale, i ruan marrëdhëniet me bazën e saj duke folur për politikë përmes Twitterit dhe Instagramit. Ka qenë lançuesja e “Green New Deal”, një projekt ambicioz për të bërë që Amerika të braktisë lëndët djegëse tradicionale aq të dashura për Trumpin, dhe për të adoptuar vetëm energji të rinovueshme brenda 10 vitesh. Mbështetet nga 15 prej kandidatëve në garën për nominimin brenda Partisë Demokratike.

/bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *