Home»Zodiak Ditor»HOROSKOPI I PAOLO FOX, për ditën e premte 6 korrik 2019

HOROSKOPI I PAOLO FOX, për ditën e premte 6 korrik 2019

DASHI

Kjo është një ditë veçanërisht intensive, sipas horoskopit të nesërm, 5 korrik 2019. Po çoni përpara shumë aktivitete dhe njerëzit që janë afër jush dhe që duan t’ju pengojnë, mund t’ju ndalojnë të dalloni rrugën që duhet ndjekur për të arritur qëllimet tuaja. Mund të ketë kundërshti me familjen që të zgjojë tensionet e vjetra. Në dashuri do të donit më shumë liri dhe mund të ndiheni papritur në siklet, sepse jeni të zhgënjyer.

DEMI

Ju ndiheni pak të lodhur, por në dashuri ka sensualitet dhe dëshirë për të dashur. Ka edhe mirëkuptim më të madh mes jush dhe gjysmës tjetër tuajës. Asgjë nuk do t’ju pengojë të arrini qëllimet tuaja nëse jeni vetëm. Ju keni në mendje një partner që mund t’ju bëjë të lumtur, duhet të afroheni, të futeni në lojë dhe do të shihni se përfundimisht do ta bëni për vete me magnetizmin tuaj. Nëse po kërkoni një punë, për momentin keni vështirësi të propozoheni.

BINJAKET

Ju mund të tejkaloni vështirësitë dhe të tregoni kufijtë tuaj të vërtetë. Energjia juaj rritet pozitivisht, por mos u hutoni me debate të nxehta. Në dashuri, mos harroni të lidhni ato që doni me projektet tuaja dhe mos hezitoni të kërkoni mendimin e tyre, në vend që të vendosni për veten tuaj atë që duket e mirë për të gjithë. Shqetësimet shfaqen në jetën e çiftit. Qëndroni të qetë dhe mos u kapni kot me partnerin! Në punë, dëgjoni këshilla pa e mbingarkuar veten.

GAFORRJA

Ju jeni në humor të mirë. Guximi dhe entuziazmi juaj ju ndihmojnë të bëni më të mirën. Teprimet e të gjitha llojeve duhet të shmangen, në përgjithësi edhe gjatë gjithë muajit korrik. Ata që kërkojnë një punë duhet të përpiqen të bëjnë më të mirën dhe të vërehen nga njerëz me influencë, që kanë mundësi të vlerësojnë më shumë. Ju mund të habiteni nga numri i propozimeve interesante që do ju bëhen.

LUANI

Jeni shumë të ndjeshëm ndaj nevojave të të tjerëve. Ju dëshironi të kurseni, ndihmoni, mbroni dhe siguroni ata që kanë nevojë për ndihmën tuaj. Kini kujdes të mos e teproni, dikush mund të përfitojë nga disponueshmëria juaj. Pranoni brishtësinë tuaj të brendshme si një potencial, sesa një dobësi. Të gjitha takimet që bëni ju janë potencialisht një burim shansesh, prandaj qëndroni optimistë dhe mirëkuptues ndaj të gjithëve.

VIRGJERESHA

Ka shkëmbime interesante në ajër. Ndjehunitë lirë për të shprehur mendimin tuaj dhe për të ndarë idetë tuaja. Entuziazmi juaj do të jetë ngjitës dhe do t’ju lejojë të konsolidoni disa bashkëpunime. Në dashuri ka një mirëkuptim të mirë me partnerin, marrëdhëniet tuaja bëhen më intime dhe më të rëndësishme. Emocionet tuaja ju shtyjnë të jepni më të mirën tuaj. Në punë, yjet mbështetin përpjekjet tuaja, si dhe projektet tuaja më të guximshme. Nëse keni nevojë të merrni fonde ose mbështetje, është dita kur vlen të shfaqni pretendime.

PESHORJA

Horoskopi nesër sinjalizon një ditë intensive, të ndarë mes çështjeve të zemrës dhe historive të familjes. Ndërmjet dëshirës për të kënaqur dhe për t’u dashur, keni edhe detyrimin për të përballuar përgjegjësitë gjithnjë e më të ngutshme. Kjo nuk është koha për t’u dorëzuar pas të gjitha përpjekjeve të bëra. Kjo ditë është shumë emocionuese për ndjenjat dhe mund të çojë në ndryshime të domosdoshme. Në punë ju merrni rezultate të shkëlqyera falë përpjekjeve që keni bërë. Nëse keni shtyrë disa detyra, në momentet më intensive, tani është koha për t’i kryer ato.

AKrepI

Sipas horoskopit ka një gjendje të mirë astrologjike, kjo është koha e përkryer për t’u argëtuar dhe për të organizuar një mbrëmje të ngrohtë me miqtë. Ka një kohë për çdo gjë dhe tani është koha për të forcuar lidhjet tuaja më të çmuara! Në punë mund të krijohet një bashkëpunim i mirë me një koleg pune. Kjo do t’ju lejojë të realizoni projekte më të mëdha duke marrë parasysh mbështetjen e vlefshme. Ju do të jeni në gjendje të ndërmerrni projekte të reja, të cilat ka mundësi që përfshijnë edhe familjen.

SHIGJETARI

Jeni diplomatikë por të drejtpërdrejtë në të njëjtën kohë, ju shkoni shpejt dhe e keni dërguar rrugën tuaj. Gjëja më e rëndësishme është që të mos i tejkaloni kufijtë tuaj. Yjet tregojnë ndryshime të mëdha në dashuri, ato janë ditë shumë dinamike. Ata që janë në çifte do të gjejnë bashkëpunim më të madh. Ju i besoni instinkteve tuaja dhe drejtoni një jetë të plotë sociale.

BRICJAPI

Të paturit e një njeriu të fortë nga ana juaj, do t’ju ndihmonte të gjeni më kollaj atë që dëshironi. Mos e nënvlerësoni mundësinë për të deleguar angazhime të caktuara për të tjerët. Në të vërtetë ju do të duhet të jepni më shumë hapësirë për jetën tuaj private. Kujdes ndaj menaxhimit të shpenzimeve, në disa raste ju mund të keni nevojë të vlerësoni burimet tuaja në mënyrë më proaktive.

UJORI

Do t’ju duhet të vlerësoni mirë shpenzimet e bëra në periudhën e fundit. Në familje, debatoni mbi paratë , ka ndoshta shumë shpenzime dhe rrethana të paparashikuara që mund t’ju bëjnë veçanërisht të tensionuar. Ju shqetëson edhe fakti që dikush ka zhgënjyer pritjet tuaja: ju keni prirje të keni iluzione, por në mënyrë të pashmangshme duhet të përballeni me realitetin.

PESHQIT

Horoskopi i datës 5 korrik 2019 sinjalizon se jeni shumë aktivë dhe me iniciativë, Merkuri është në aspektin e mirë dhe favorizon intuitën, madje Venusi bën takime të veçanta dhe miqësi. Gjatë kësaj kohe, nëse keni aftësitë e duhura, mund të arrini qëllime të rëndësishme. Ju jeni në një situatë ku nëse dëshmoni forcën tuaj, është më e lehtë të fitoni dhe të arrini suksese të rëndësishme. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *