Home»Motivuese»Pesë gjëra që i kanë të përbashkëta, të gjithë njerëzit e lumtur

Pesë gjëra që i kanë të përbashkëta, të gjithë njerëzit e lumtur

Si mund të jesh i lumtur? Shumë njerëz e ngrejnë këtë pyetje, edhe pse zbulimi i kësaj nuk është i lehtë. Por diçka mund të nuhatet duke vënë re ata që janë të lumtur. Çfarë kanë këta individë të përbashkët? Më poshtë janë pesë gjëra, që ndoshta fshehin sekretin e lumturisë.

Le të fillojmë me një siguri të parë: ata që janë të lumtur preferojnë të kenë kohë për veten dhe për të tjerët, në vend të më shumë parave. E kanë zbuluar disa kërkime, sipas të cilave sekreti i lumturisë nuk është, siç besojnë shumë njerëz, tek paratë.

Në të njëjtën mënyrë, kush është i lumtur mund të mbështetet në të ardhura të mira, gjë e cila u lejon të jetojnë pa shqetësime. Disa studime kanë treguar se mirëqenia mendore rritet në përpjestim me llogarinë bankare. Por kujdes: shifra që duhet marrë në konsideratë është 75 mijë dollarë, përtej kësaj pike nuk ka më korrelacion midis parave dhe lumturisë. Si përfundim, paratë janë të nevojshme, por nuk duhet të jenë më shumë.

Për më tepër, njerëzit e lumtur, duke pasur të ardhura të mira, kanë më shumë gjasa të japin dhurata. Një gjest që vetëm rrit lumturinë e tyre, duke i bërë të kënaqur dhe të relaksuar, siç ka zbuluar një studim i kohëve të fundit.

Marrëdhëniet ndërpersonale padyshim janë çelësa të tjerë të lumturisë, siç është treguar nga disa studime që zgjatën disa vjet. Studimi Grant dhe Studimi Gluek konfirmuan atë që në thelb e dinim: të kesh miq të mirë dhe një marrëdhënie besimi dhe dashurie me partnerin dhe familjen tënde, të ndihmon të jesh e lumtur. Këto lidhje ju lejojnë të keni një shëndet të mirë fizik dhe mendor, duke rritur jetëgjatësinë.

Së fundi, pak njerëz e dinë, por gjumi I drekës është sekreti për të qenë gjithmonë të lumtur. Kjo është zbuluar nga studiues anglezë, të cilët kanë promovuar si të suksesshme dremitjet për të paktën gjysmë ore. Arsyeja? Ata nxisin pushimin, ndihmojnë në eliminimin e stresit dhe ju lejojnë të jeni më aktivë dhe kreativë. / MeB

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *