Home»Lifestyle»Shendeti»Nuk e paskemi ditur! Fruti që na pastron gjakun dhe shëron sëmundjet më shqetësuese

Nuk e paskemi ditur! Fruti që na pastron gjakun dhe shëron sëmundjet më shqetësuese

Përveç përdorimit në kuzhinë për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme, kajsia renditet edhe si një frut kurues. Në mjekësinë popullore përdoren frutat e kajsisë, të cilat janë të pasura me shumë vlera ushqyese. Frutat e kajsisë përdoren të freskëta ose të thata, si dhe të përpunuara në trajtë kompostoje, reçeli dhe lëngu.

Fruta e freskët ka vlera të mira ushqimore. Ajo përmban rreth 14 për qind sheqerna, acide organike, albumina, pektinë, kripëra minerale, si: kalium, fosfor, kalcium, vitamina të ndryshme si provitamina A, vitaminë B1, B2, PP, C etj. Në frutat e thata sasia e sheqerit arrin deri në 60 për qind.

Frutat e kajsisë janë të shijshme, aromatike dhe pëlqehen nga të gjithë. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e gjakut. Përdoren me efekt edhe në rastet e zënies së zërit.

Kajsitë janë ushqim i çmueshëm për ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë. Ndërsa bërthamat e kajsisë përdoren kundër dhimbjes së kokës. Për këtë qëllim ato hahen me mjaltë për t’u tretur më lehtë.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *