Home»Magazine»Njerëzit më inteligjentë kanë lindur në shtator. E thotë shkenca

Njerëzit më inteligjentë kanë lindur në shtator. E thotë shkenca

Sipas disa studimeve shkencore, njerëzit më inteligjentë kanë lindur në shtator. Nuk e besoni? Lexoni çfarë thotë shkenca.

Megjithëse edukimi dhe zakonet që disa njerëz kanë, mund t’i udhëzojnë në rrugën e suksesit dhe të inteligjencës, ka faktorë të tjerë të dhuruar në kohën e lindjes, që mund të përcaktojnë se kush është më inteligjent se të tjerët.

Sipas studimit nga Byroja Kombëtare e Kërkimit Ekonomik, njerëzit e lindur në shtator janë më të mençur dhe më të talentuar, se ata që kanë lindur në muajt e tjerë të vitit.

Studimi e pohon këtë duke u bazuar në kërkimet e kryera, të cilat analizuan marrëdhëniet midis muajit të lindjes dhe suksesit të nxënësve në vitet e tyre të shkollës.

Studimi i titulluar “Mosha e Inovacionit Shkollor dhe Zhvillimi Kognitiv” shqyrtoi njerëzit e lindur në shtator dhe përcaktoi se ata janë shumë më të pjekur në nivelin njohës, se shokët e tyre që erdhën në botë në muajt e tjerë të vitit.

U analizua zhvillimi kognitiv i më shumë se një milion nxënësve të shkollave publike në Florida, të lindur në muajt e ndryshëm të vitit ndërmjet moshave 6 dhe 15.

Rezultatet

Rezultatet mahnitëse treguan se fëmijët e lindur në shtator kishin rezultate më të larta se ato të lindur në gusht.

Rezultatet e shkëlqyera të testit i kanë lejuar këta fëmijë të aspirojnë në universitetet më të mira, duke rritur shanset për të qenë të suksesshëm në jetë.

Ata që kanë lindur në shtator kanë në fakt 2.2% më shumë shanse për të shkuar në Universitet dhe 3.3% më shumë për t’u diplomuar.

Në Shtetet e Bashkuara, ku u krye studimi, fillon viti shkollor në shtator, i cili është gjithashtu kufiri maksimal për të hyrë në shkollë.

Fakti që njerëzit e shtatorit kanë një vit më shumë në dispozicion se sa pjesa tjetër e klasës së tyre për t’u zhvilluar luan një rol themelor në gjendjen e tyre emocionale dhe njohëse dhe i bën ata më të zgjuar dhe më të pjekur se të tjerët.

Studimi gjithashtu tregoi se njerëzit e lindur në shtator kanë më pak të ngjarë se të tjerët që të shkojnë në burg. E çuditshme, apo jo?

Për më tepër, lindja në shtator dhe shkrimi me dorën e majtë është një kombinim “i çmendur” në aspektin e inteligjencës!

Është e rëndësishme të mbani mend se studimi u krye në Amerikë, ku ka rregulla dhe konventa krejtësisht të ndryshme nga Evropa.

Prandaj, rezultati i hulumtimit mund të ndryshojë për shkak të kalendarit të ndryshëm të shkollës dhe kushteve relative të sistemit shkollor.

 

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *