Home»Histori»Në Revolucionin Amerikan, amerikanët luftuan për herë të dytë kundër mbretit britanik

Në Revolucionin Amerikan, amerikanët luftuan për herë të dytë kundër mbretit britanik

Seria: Faktet e lëna në harresë nga historia

Mbreti Xhorxh III, ishte shkaktari kryesor i Revolucionit Amerikan, dhe figura mbi të cilin kolonistët e mbështetnin pjesën më të madhe kauzës së tyre për pavarësi. Në fakt, kur shqyrton Deklaratën e Pavarësisë, dhe kalon radhët e para “Ne i cilësojmë këto të vërteta si të vetë-kuptueshme”, pjesa tjetër e dokumentit është një mallkim i gjatë kundër tiranisë dhe akteve të tij të dënueshme.

E megjithatë, Xhorxhi III, nuk ishte mbreti i parë kundër të cilit rrëmbyen armët amerikanët. Kjo ka ndodhur edhe ndaj mbretit Çarls I, gjatë Luftës Civile Angleze. Kur mbreti dhe parlamenti luftuan mes tyre në vitet 1640, Puritanët ishin një përbërës i rëndësishëm i ligjvënësve.

Ata kishin hedhur baza të forta në Nju Inglënd në Botën e Re, kështu që më 1644, koloneli Tomas Reinsborou lundroi përmes Atlantikut me një regjiment ushtarësh kolonistë për të luftuar kundër mbretit anglez. Amerikanët u treguan radikalë dhe nxitën të drejtën e votës universale në SHBA, 3 vite para se ajo të njihej edhe në Angli.

Si do të shprehej Rainsborou: ” Unë mendoj se edhe më i varfëri në Angli, ka një jetë për ta jetuar, në një mënyrë madhështore. Prandaj zotëri, mendoj se është e qartë se çdo njeri që do të jetojë nën një qeveri, duhet së pari të japë pëlqimin e tij, për ta vënë veten në atë qeveri”. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *