Home»Horizonti.al»Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni, ka qenë në rini këngëtar në një kroçerë

Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni, ka qenë në rini këngëtar në një kroçerë

Seria: Punët e çuditshme, që kanë bërë udhëheqësit botërorë, para se të ngjiteshin në pushtet

Silvio Berluskoni, nuk pati një ngjitje të natyrrshme në pushtet. I lindur në Milano të Italisë, ai u rrit si një njeri me shumë iniciativë. Karrierën e nisi si shitës i fshesave me vakum. Prej aty, kaloi tek një profesion më fitimprurës, atë të këngëtarit në anijet turistike.

Zëri i tij ishte mjaft i mirë për të nisur një karrierë si muzikant, si në det ashtu edhe në tokë, në klube të ndryshme të natës. Por, Berluskoni nuk ishte kurrë i kënaqur të qëndronte me një profesion për shumë gjatë, ndaj e braktisi jetën e këngëtarit, për të ndjekur studime, duke u diplomuar për jurisprudencë.

Në vitin 1961, themeloi kompaninë e tij të ndërtimit, përmes së cilës arrin të bëhet i njohur, si një ndërtues apartamentesh banimi në të gjithë Milanon. Ndërmarrja e tij e suksesshme e ndërtimit, bëri që Berluskoni të zgjerojë fushën e veprimtarisë së tij. Në vitin 1971 ai ngriti kompaninë e tij televizive kabllore, Telemilano.

Kjo kompani, do të bëhet shumë shpejt perandoria më e madhe e mediave në Itali, nën emrin Mediaset. Ai i përdori kompanitë e tij të suksesshme, për të ndërtuar kompaninë “Fininvest”, që shumë shpejt do të blinte shtëpinë botuese më të madhe në Itali, gazetën “Il Giornale” dhe klubin e famshëm të futbollit, AC Milan.

Duke mos qenë ende i kënaqur me suksesin e tij, ai formoi në vitin 1993 partinë e tij politike, Forza Italia. Garoi për kryeministër në zgjedhjet e vitit 1994 dhe fitoi, por u detyrua të japë dorëheqjen për shkak të një skandalit po atë vit. Në vitin 2001, Berluskoni garoi sërish në zgjedhje dhe fitoi. Ai qëndroi në pushtet deri në vitin 2011, kur u detyruar të japë dorëheqjen. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *