Home»Zodiak Ditor»HOROSKOPI I PAOLO FOX për ditën e enjte, 27 qershor 2019

HOROSKOPI I PAOLO FOX për ditën e enjte, 27 qershor 2019

DASHI

Është një vit me ulje dhe ngritje që çon në situata të rëndësishme, por edhe në momente ngërçi, si personalisht ashtu edhe në punë. Në këtë periudhë po kaloni nëpër një gjendje agjitimi dhe pritjeje në punë, ku nuk ndiheni të kënaqur ose nuk gjeni zgjidhje. Edhe pse mund të kishit bërë kaq shumë, pritni për projekte të reja që mund të shfaqen në javët e ardhshme. Vera do të jetë një stinë më e mirë se sa vjeshta, sa i përket propozimeve dhe lëvizjeve.

DEMI

Hëna në shenjën tuaj, ju fton të veproni me më shumë ashpërsi dhe ngurtësi, jo aq shumë në marrëdhëniet me të tjerët, se sa në aspektin ekonomik. Shumë duhet të armatosen me guxim të madh për t’u përballur me shkurtimet. Janë duke ndodhur ndryshime të forta personale dhe të punës, të cilat duhet të adresohen. Mund të jeni më luftarakë dhe të shqetësuar se zakonisht.

BINJAKET

Së fundi ka yje të mira që në fund të javës do t’ju lejojë të shprehni të gjithë pasionin tuaj. Ditë intensive ato të së shtunës dhe të dielës sa i përket takimeve. Në dashuri ju pëlqen loja, ju jeni të tërhequr nga ata që janë intrigues, por edhe nga ata që ju bëjnë të buzëqeshni. Ju duhet të rrini me njerëz të mirë, në një kohë kur mendja juaj është tepër e zënë.

GAFORRJA

Filloni një pjesë të dytë të javës ku duhet të synoni një objektiv. Ju mbani prej një kohe të gjatë disa dyshime për shkak të Saturnit në kundërshtim të vazhdueshëm. Periudha gjithashtu sjell përparësi dhe detyra të rëndësishme. Shumë lajme por edhe shumë përgjegjësi. Çdo ditë ju jeni të thirrur për të demonstruar talentin tuaj, veçanërisht nëse provoni diçka të re. Kjo shpesh ju shkakton shqetësim dhe stres, dhe nganjëherë ndjeheni të pakënaqur. Që nga e premtja ka një rimëkëmbje sentimentale.

LUANI

Karakteri juaj i ekzagjeruar me mënyrat tuaja provokuese që pëlqejnë sfidën, shpesh ju pengon të dëgjoni të tjerët, pasi jeni shumë të zënë me atë që vetë doni të thoni. Është në rregull të jeni të sigurt për veten, por mos e teproni. Ju gjithashtu duhet të dëgjoni çfarë të tjerët kanë për të thënë gjatë kësaj kohe. Iniciativat tuaja janë të mira, falë Jupiterit të favorshëm, por ju nuk duhet të rrezikoni shumë. Një moment ideal për të nisur një projekt të ri, madje edhe një histori të re dashurie, duke mbajtur parasysh që të mos e teproni.

VIRGJERESHA

Këto janë ditë kur mund të jeni të detyruar të sakrifikoni një punë të vogël, ndoshta duke punuar ndryshe, në një rol të ri. Edhe pse nuk ka mbyllje, ju ndjeni një gjendje pakënaqësie me atë që besoni se ka qenë një padrejtësi ndaj jush. Mungesë e qartësisë dhe vendim-marrjes në disa gjëra që duhet të keni bërë. Për ata që presin një përgjigje, kjo nuk është një fazë e favorshme.

PESHORJA

Në dashuri tregoheni mirëkuptues dhe të dashur, por kur vendosni ta mbyllni, nuk ktheheni kurrë. Gjatë tre javëve të fundit diçka ka ndodhur me marrëdhëniet e dëmtuara nga disa keqkuptime që nuk mund të mbulohen më. Që tani e tutje, ju keni një veshje shtesë. Në punë mund të shihni situata që kishin mbetur të dëmtuara gjatë javëve të fundit.

AKREPI

Jini të kujdesshëm deri të shtunën, mos e teproni. Ju jeni në gjendje të bëni gjëra të çmendura dhe kurrë nuk ndaloni gjatë ditës, megjithatë, alternoni këtë hiperaktivitet, edhe me momente kur nuk doni të bëni asgjë, për shkak të përtacisë apo dobësisë. Për këtë arsye ju mund të zemëroheni dhe të jeni kundër botës. Në teori do të donit të bënit shumë gjëra, në praktikë jeni apatikë, prandaj mund të kapeni vetëm me veten tuaj.

SHIGJETARI

Për disa javë, tranziti i Merkurit të favorshëm takohet me atë të Jupiterit, që do të thotë se deri më 20 korrik do të vijë një lajm i mirë. Qielli qesh me ju, në dashuri është një periudhë më e fortë, në punë ju do të merrni konfirmime të rëndësishme. Ju do të keni mundësinë për të shmangur mërzinë që është duke bërë disa marrëdhënie të shkojnë në lëvizje të ngadaltë, duke rimëkëmbur vitalitetin dhe dëshirën për të dashur. Ju jeni një person që doni shumë të ndjeheni të dëshiruar, por në të njëjtën kohë nuk i doni lidhjet e forta sentimentale.

BRICJAPI

Dy muajt e fundit në dashuri kanë qenë të trazuara, disa kanë përjetuar një krizë të rëndë, disa ndoshta vetëm një moment vështirësie, por tani ka ardhur koha që të rifitoni vetëbesimin, atë që është e domosdoshme për ju, më shumë se sa tërheqja fizike. Shumë nuk mund të harrojnë dhe të heqin dorë nga ajo që kanë ndërtuar prej kohësh, por nëse është e nevojshme, duhet ta bëjnë këtë. Yjet janë më pak të pafavorshëm në këtë fazë, një rimëkëmbje është e mundur.

UJORI

Kujdes me shpenzimet, situata ekonomike nuk është e shkëlqyer, sidomos në të ardhmen. Është koha për të bërë dy llogari në lidhje me projektet që keni, ka nevojë që të shmangni shpenzimet e panevojshme, në punë kjo mund të nënkuptojë uljen e shpenzimeve në të gjitha mënyrat. Problemi i financave mund të çojë në debate familjare gjatë tre ditëve të ardhshme.

PESHQIT

Gjatë kësaj kohe, ndjenjat nuk llogariten aq shumë për ju, kjo mund të sjellë komplikime edhe në një dashuri të madhe. Pamja yjore nuk është e favorshme në një nivel sentimental, ndoshta ju jetoni një histori jo të plotë, me një tension të caktuar prej ku nuk mund të dilni. Një situatë e pakëndshme mund të kthehet në hakmarrje, për shembull një tradhëti. Për të shmangur këtë, ideale do të ishte të flisnit deir të shtunën. / një mendje e bukur

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *