Home»Magazine»Kinema & TV»Game of Thrones, George RR Martin flet për fundin dhe librat

Game of Thrones, George RR Martin flet për fundin dhe librat

Shkrimtari i kronikave flet me entuziazëm dhe mirënjohje për fundin e serialit, ai aludon enigmatikisht edhe për përfundimin e librave dhe të ardhmen e tij

A mundet ai që krijoi një univers të tërë narrativ, që më pas u bë  një seri televizive me vlerësim të lartë, të përjashtohet nga komentimi për përfundimin e serisë? Natyrisht jo, dhe ja tek është Xhorxh RR Martin, duke komentuar epilogun e Game of Thrones në blogun e tij: “Vështirë të besosh se kaq ishte, të thuash të vërtetën. Këto vite kanë kaluar sa hap e mbyll sytë”. Pastaj shton: “Nuk e kisha idenë se [një dekadë më parë] do të filloja një biznes që do të kishte ndryshuar jetën time”.

Shkurt, reagimi i shkrimtarit, i cili me librat e tij gjithashtu u bë një njeri i famshëm, është një entuziazëm absolut, por edhe mirënjohje pasi ai dëshiron të falënderojë të gjithë ata që janë të përfshirë në prodhim, duke filluar me aktorët dhe drejtuesit e serialit David Benioff dhe DB Veiss, edhe pse shumë të kritikuar nga fansat në javët e fundit.

Por Martin nuk i fshihet asaj që shumë njerëz presin prej tij: “Po shkruaj “Erërat e Dimrit” jam shumë vonë, e di, e di, por do ta përfundoj. Unë nuk do të them kur, sepse u përpoqa në të kaluarën dhe kam zhgënjyer… por do ta përfundoj dhe pastaj do të ketë një ëndërr të pranverës”.

Shumë njerëz pyesin nëse fundi i librave do të jetë i ndryshëm nga ai i serisë televizive: “Si do të përfundojë? Fundi i njëjtë si i shfaqjes? Një tjetër? Epo … po. Dhe jo. Dhe po. Dhe jo. Dhe po. Dhe jo. Dhe po”, thotë autori në një mënyrë enigmatike.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *