Home»Keshilla»Vendi yt në botë është brenda teje, mos e kërko tjetërkund

Vendi yt në botë është brenda teje, mos e kërko tjetërkund

Nuk është kurrë e lehtë për të gjetur vendin tënd në botë dhe atë ndjenjë përkatësie, që na bën të kuptojmë se është koha për të hedhur rrënjë.

Ndonjëherë ndodh që të kërkojmë këtë “vend”, pa ndërprerje, madje edhe për një jetë, duke pasur ndjenjën se nuk e gjejmë kurrë atë. E vërteta është se ky vend ekziston, por nuk ka koordinata gjeografike: ai gjendet brenda nesh dhe askund tjetër.

Ka njerëz që mund të ndjehen në shtëpi diku dhe me këdo që ndjejnë se i përkasin diçkaje që ka mbushur jetët e tyre me qetësi dhe gëzim. Pastaj ka të tjerë që, në heshtje dhe nganjëherë me dhembje, lëvizin nëpër botë, në kërkim të vetes me rezultate që nuk janë gjithmonë të kënaqshme. E vërteta është se ne vihemi në kërkim të diçkaje që nuk do të gjejmë në asnjë cep të planetit, përveçse brenda zemrës sonë. Shpesh është dhimbja e këtij hulumtimi rraskapitës që na pengon të pranojmë se shtëpia jonë, jemi vetë ne.

Problemi lind nga fakti që kemi qenë të mësuar të jetojmë në iluzionin se ka një vend ku mund të ndihemi të mbrojtur dhe të dashur, një hapësirë ​​për të lënë dhe për të mbajtur zemrën: këtu ne besojmë se gjejmë gjithçka që na nevojitet.

Ne kërkojmë një mënyrë për t’ ndjerë gjithmonë të strehuar, të mirëpritur në një përqafim të ngrohtë, kur gjërat nuk duket se shkojnë mirë, kur jeta nuk buzëqesh mbi ne, atëherë ndihemi të humbur. Por nëse vazhdojmë të kërkojmë atë vend në botë, pa parë brenda vetes, rreziku është që të mos e gjejmë kurrë atë.

Toka jonë e premtuar ekziston, ne duhet ta gjejmë brenda zemrës, në shpirt. Ne mund të lëvizim në shtëpi, të punojmë, të shkojmë në anën tjetër të planetit dhe pastaj të kthehemi atje ku jemi rritur, takojmë njerëz të rinj dhe u themi lamtumirë të tjerëve, por nëse nuk mësojmë të ndihemi mirë me veten tonë, e gjithë kjo do të ishte e padobishme.

Ne duhet të shkëlqejmë, për “shtëpinë tonë të brendshme”, për jetën që na takon neve, për veten dhe për kohën që kemi lënë, kudo që të jemi. Ka një vend në botë për të gjithë dhe ai është pikërisht brenda nesh. / MeB

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *