Home»Keshilla»Rruga drejt lumturisë kalon nga këto 5 pyetje

Rruga drejt lumturisë kalon nga këto 5 pyetje

Gjetja e lumturisë është dëshira e çdo qenieje njerëzore, por ndonjëherë për shkak të një sërë problemesh të përditshme, nuk mund ta arrini kurrë këtë ndjenjë të këndshme.  Më poshtë sjellim një numër çështjesh që ndikojnë në mendjen tonë, kur nuk mund të gjejmë harmoni të vërtetë. Kur ndjenja e pakënaqësisë bëhet një mundim i vërtetë, reflektimi mund të ndihmojë për të rivendosur ekuilibrin dhe për të arritur lumturinë.

Jeta është si një udhëtim dhe pikërisht mësimet e jetës që nxjerrim kur udhëtojmë, na ndihmojnë të ecim përpara, të bëjmë zgjedhjet e duhura dhe të ndërveprojmë me të tjerët.  Por nëse pengesat që dalin në rrugën tuaj drejt lumturisë duken të pakapërcyeshme, ka 4 pyetje që duhet t’ia bëni vetes, për të kuptuar pse objektivi i lakmuar gjithmonë rezulton të jetë kaq i largët.

1. A ka qenë e lumtur fëmijëria ime?

 Pyetja e parë që rishfaqet në mendje me siguri ka të bëjë me fëmijërinë.  Para së gjithash, duhet të mendojmë nëse kjo periudhë e jetës ishte e mbushur me dashuri dhe përkrahje, apo ka qenë e  karakterizuar nga një ndjenjë e fortë e vetmisë dhe pakënaqësisë.

 2. A janë njerëzit rreth meje një pengesë?

Është e nevojshme të ndalemi për një moment dhe të reflektojmë mbi marrëdhëniet kryesore të jetës dhe mënyrën se si kanë ndikuar në rrugën tonë. Ndonjëherë ka një konfuzion të fortë emocional në mendje, që meriton vëmendjen e duhur. Ndonjëherë ndodh që të ndërprisni marrëdhënie toksike me një anëtar të familjes, që vazhdimisht rrezikon stabilitetin tonë emocional dhe mirëqenien, ose mbyllim urat me miken egoiste apo ose partnerin që na tensionon.

3. A kanë ndikuar dinamikat e familjes sime, në jetën time?

Pyesim veten, se si përvojat familjare kanë ndikuar në personalitetin tonë.  Ky reflektim është i domosdoshëm, pasi na lejon të kuptojmë më mirë veten, njerëzit që kemi përpara nesh dhe mbi të gjitha ndihmon për të bërë zgjedhjet e duhura. Ndonjëherë ndikimet prindërore krijojnë dashuri të gabuara. Le të marrim shembullin e vajzës që rritet me një baba të alkoolizuar ose të dhunshëm, e cila tenton të ripërjetojë atë marrëdhënie dramatike për të rikrijuar po atë dinamikë të sëmurë, por që është njëkohësisht e vetmja që njeh.

4. A i menaxhoj emocionet apo rrëmbehem prej tyre?

Në këtë pikë duhet të pyesni veten nëse i menaxhoni emocionet në mënyrën e duhur, pasi shumica e lumturisë varet pikërisht nga mënyra se si reagojmë ndaj zhgënjimeve të jetës.  Për ta bërë këtë, është e nevojshme që të mos justifikoheni gjithmonë, por as të fajësoni gjithmonë veten nëse diçka nuk ka funksionuar.

5. Sa të motivuar jeni?

Pyesni veten se sa jeni të përqendruar në arritjen e qëllimit tuaj.  Ka nga ata që preferojnë të jetojnë në apati e jo të ndjekin atë që mund t’i bëjë të lumtur. Ndjekja e lumturisë do të thotë gjithashtu që nuk do të shtypesh nga rutina e përditshme, nëse ajo largon mendjen nga nevojat ose dëshirat. Prandaj gjetja e lumturisë nënkupton reflektimin me kujdes mbi aspiratat dhe ambiciet e vërteta.

Çelësi për të gjetur qetësi është të zgjerosh mirënjohjen ndaj jetës. Është pikërisht mënyra me të cilën i qasemi njerëzve, situatave dhe përvojave të reja që nxit ndjenjën e ekuilibrit dhe harmonisë.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *