Home»Magazine»Personazhe: Nënat më të mira në histori … dhe ato më të këqija

Personazhe: Nënat më të mira në histori … dhe ato më të këqija

Nga Medea tek Marge Simpson, më e mira dhe më e keqja midis figurave femra në marrëdhëniet me fëmijët e tyre, midis faqeve të poezisë, letërsisë dhe kinemasë

Ekziston vetëm një nënë. Për fat të mirë, mund të thuhet në disa raste. Sepse, së bashku me figura të dashura dhe shembullore, ikonat e vërteta të guximit dhe të frymës së sakrificës, të historisë dhe të letërsisë kanë dhënë gjithashtu personazhe të mizorisë së tmerrshme. Me rastin e Ditës së Nënës po sjellim një përmbledhje e shkurtër të nënave të mrekullueshme, të cilave ne mund të dëshirojmë që nëna jonë t’u ngjajë sa më shumë që të jetë e mundur, dhe të nënave shumë të këqija, para të cilave jemi të lumtur që e jona është ashtu siç është.

Nënat e këqija …

MEDEA – Është sigurisht nëna më e pabesë dhe mizore në histori. Sipas mitologjisë greke, ajo bie në dashuri me Jasonin, heroi i ngarkuar për të hulumtuar Qafën e Artë. Për ta ndihmuar atë, Medea nuk heziton të vrasë vëllain e saj Apsirto, duke e hedhur trupin e tij copa-copa në det, për të detyruar babanë të ngadalësojë ndjekjen. Në tragjedinë e Euripidit thuhet se Jasoni, pasi u martua me të dhe kaluan disa vjet, për t’u ngjitur në fron, nuk ngurron ta braktisë për t’u martuar me bijën e mbretit të Korintit: për t’u hakmarrë, Medea vret fëmijët që ka me të, I mohon pasardhësit e tij.

Gertudia – Një tjetër personazh i famshëm me një nënë të vështirë është Hamleti: sipas Uilliam Shakespeare, nëna e tij Gertude, dy muaj pas vdekjes së bashkëshortit të saj, mbret i Danimarkës, vendos të martohet me kushëririn e saj Claudio, madje duke e ditur se ai është vrasësi i mbretit. Hamleti vuan jashtëzakonisht nga kjo zgjedhje, e cila ndër të tjera e privon nga mundësia e ngjitjes në fron, por mbi të gjitha sepse Gertude tani jep gjithë dashurinë për djalin e burrit të dytë, një tradhëti e keqe.

MADAME BOVARY – Në romanin me të njëjtin emër nga Gustave Flaubert, Emma është një grua romantike, por në të njëjtën kohë thellësisht egoiste. Vajza e vogël Bertha është pasqyra e pasigurive dhe e gabimeve të saj, aq shumë sa që Emma nuk është në gjendje të kujdeset për të. Në fund, Emma vret veten, duke e braktisur atë përgjithmonë.

MRS. BENNET – Në “Krenari e paragjykim” nga Jane Austen, është nëna e protagonistit Elisabeth. Autori e përshkruan atë si një grua jo të hijshme, injorante dhe të zhurmshme: pikërisht ndërhyrja e saj dhe përpjekja e saj e vazhdueshme për të gjetur një burrë për pesë vajzat, do të jetë pengesa kryesore për lumturinë e vajzave. Për fat të mirë, dy më të mëdhajat, Elisabeth dhe Jane, do të gjejnë burra të klasit të lartë, të aftë të “neutralizojnë” vjehrrën e rëndë.

QYTETI I NATËS – Është personazhi i zjarrtë dhe mizor i operës “Flauti Magjik” nga Volfgang Amadeus Mozart. Nëna e të rinjve Pamina dhe zonja e Errësirës, në fillim ajo duket e mirë dhe e dashur, por ajo zbulohet më pas si despotike dhe zemërkeqe, aq shumë sa për ta detyruar të bijën të zgjedhë midis dashurisë për nënën e saj dhe dashurisë për Taminon e saj të dashur, për të vrarë priftin Sarastro, kujdestar i dijes. Por vajza nuk do të kryejë vrasjen dhe do të bashkohet me të dashurit e saj.

Nënat e mira

PENELOPA – Sipas mitologjisë greke është gruaja e mistershme e Uliksit, dhe nëna e Telemakut. Ajo mbetet besnike ndaj burrit të saj gjatë viteve të gjata të largësisë së tij gjatë luftës së Trojës dhe në dhjetë vitet e ndërprerjeve të udhëtimit në shtëpi, duke refuzuar ofertat e paditësve, që aspirojnë dorën e saj dhe fronin e Itakës. Ky është një shembull i integritetit dhe dashurisë së nënës pa kufizime, si pëlhura e saj të cilën e endte ditën dhe e prishte natën, për të zgjatur sa më shumë rënien në dorë të atyre që i vardiseshin.

MRS MARS – Është nëna e dashur dhe shembullore e Katër Grave të Vogla të krijuara nga penda e Louisa May Alcott, Meg, Jo, Beth dhe Amy. Ajo është në gjendje të kujdeset për vajzat e saj edhe pa ndihmën e bashkëshortit të saj, i cili u largua për luftë dhe madje, edhe në vështirësitë më të mëdha kurrë nuk humbet aftësinë për të transmetuar dashuri dhe siguri. Është pak si nëna që ne të gjithë duam të kemi.

MOLLY UEASLEY – Është nëna e Ron, miku i zemrës së Harry Potter në sagën e famshme të J.K. Rouling. Ajo është mikpritëse dhe mbrojtëse, por edhe autoritare, e shqetësuar dhe pak e rëndë, e aftë për të drejtuar një familje me shtatë fëmijë me dashamirësi. Shtëpia e saj, e quajtur me dashuri La Tana, është një nga vendet më pozitive dhe të gëzueshme të letërsisë angleze.

HESTER PRYNNE – Në romanin “Scarlett Letter” nga Nathaniel Hauthorn, Hester është një grua e guximshme dhe e vendosur. E martuar me një shkencëtar të moshuar, ajo kishte një vajzë nga një marrëdhënie kurorëshkelëse dhe për këtë arsye është e detyruar të vendosi në gjoksin e saj shenjën famëkeqe të gërmës A (adultery – tradhëti) të prerë nga rroba të kuqe. Hester refuzon të zbulojë emrin e të dashurit të saj dhe duhet të luftojë shumë për të mos humbur dashurinë e vajzës së saj të dashur Pearl.

MARGE SIMPSON – Ajo është gruaja e Homer Simpson dhe nëna e Bart, Lisa dhe Maggi e ëmbël dhe e durueshëme, ajo përfaqëson gruan dhe nënën tipike amerikane, me mirëkuptim, dashuri, shtëpi të mbushur. Edhe pse nganjëherë duket naive dhe besnike, ajo falet me qëndrimin e saj gjithmonë të dashur, të arsyeshëm dhe mbrojtës ndaj fëmijëve të saj. Ashtu si nënat e tjera të serive tona, është një pasqyrë e epokës së saj dhe një ikonë e kohës sonë. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *