Home»Keshilla»Nëse ai të lë për një tjetër, ke fituar ti! E thotë shkenca

Nëse ai të lë për një tjetër, ke fituar ti! E thotë shkenca

Tradhtia është një nga ato përvoja që nuk u urohet, as armiqve më të këqij. Zbulimi i një tradhëtie na bën fillojmë të jemi të kujdesshëm ndaj të tjerëve, të besojmë më pak në dashuri dhe mbi të gjitha në premtime. Çdo marrëdhënie është e formuar nga disa siguri që papritur, me vetëm një tradhëti shemben dhe na bëjnë të ndihemi të tallur për një kohë të gjatë, edhe pse e dimë, dashuria mund të përfundojë, por ndërprerja e saj me një tradhëti është ndër mënyrat më të këqija për të thënë lamtumirë. Ata që trafhëtojnë në një çift janë mbi të gjithë burrat që kanë tendencë për të lënë partneren e tyre për një të re dhe shpesh pendohen për zgjedhjen e bërë, duke kërkuar falje për diçka që betohen se nuk do të përsërisin. Por të mos harrojmë, dëmi është bërë.

Për këtë arsye ka shumë gjëra që mund të mësohen nga tradhëtia dhe këtë e thotë shkenca, përmes një studimi të kryer nga psikologë amerikanë të Binghamton University. Sipas studiuesve, kur të lë për një tjetër, të duket sikur ke pësuar humbje të rëndë, por nuk është kështu. Edhe pse ngjan pak logjike, në dashuri fiton kush tradhëtohet, sepse vetëm kush pëson një vuajtje të madhe mund të mësojë si të zgjedhë partnerin tjetër, dhe ndoshta mëson edhe si të sillet për të mos u gjendur në të njëjtën situatë. Vuajtja kaq shumë dhe rënia në kontakt me pjesën më të poshtër të qenies njerëzore, ndihmon evolucionin tonë dhe të të gjithë species.

Psikologët amerikanë kanë pyetur mbi gjashtë mijë njerëz nga 96 vende të ndryshme në një pyetësor rreth tradhtisë. Në këtë mënyrë ata ishin në gjendje të këqyrnin gjendjen e grave të tradhtuara për shkak të burrave që kishin zgjedhur një partnere të re, dhe nga këtu ata vunë në dukje, një seri të gjatë zbulimesh interesante. Para së gjithash, rezultatet e studimit kanë treguar se miket e grave të tradhëtuara i ngushëllojnë me bonsens, domethënë, duke nënvizuar se burra të tillë është fat që t’i humbasësh e të mos i gjesh kurrë më. Dhe nga këtu nis magjia e evolucionit, sepse tek një njeri i aftë për këtë lloj tradhtie, vesi del me shpirtin.

Për këtë arsye, si shpjegon doktor Craig Morris, ndërkohë që gruaja e tradhëtuar do të fillojë të vetëdijësohet mbi historinë e kaluar dhe veten e saj, ndoshta e reja do të ketë me 99 përqind mundësi, të njëjtën tradhëti identike nga ana e ishit të saj. Pra është logjike se ajo që fiiton mes dy grave, është kjo e reja. Sepse ajo që është tradhëtuar tashmë, do të ketë mësuar të zgjedhë dhe të bëhet më e fortë.

Ndajeni me miqtë nëse ju pëlqeu. Klikoni share më poshtë

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *