Home»Thenie»Dy gjëra janë të pafundme: universi dhe budallallëku njerëzor… dhe vetëm për Universin, nuk jam i sigurt

Dy gjëra janë të pafundme: universi dhe budallallëku njerëzor… dhe vetëm për Universin, nuk jam i sigurt

Disa nga thëniet ironike, të njerëzve më të urtë që ka parë bota

Dy gjëra janë të pafundme: universi dhe budallallëku njerëzor; dhe unë nuk jam i sigurt rreth universit. (Albert Ajnshtajn)

Ju jetoni vetëm një herë, por nëse e bëni si duhet, atëhere një herë është e mjaftueshme. (Mae Uest)

Çmenduri është të bësh të njëjtën gjë pa pushim, dhe të presësh rezultate të ndryshme. (Anonim)

Mos e shtyni kurrë për nesër, atë që mund ta bëni po aq mirë edhe pasnesër. (Mark Tuein)

Kushdo që mendon se ulja brenda një kishë mund t’iu bëjë të krishterë, duhet edhe të mendojë se ulja brenda një garazhi mund t’iu bëjë një makinë. (Gerison Keilor)

Sa herë ndjej nevojën që të stërvitem, shtrihem në shtrat derisa ajo të kalojë. (Pol Teri)

Problemi me të paturit e një mendje të hapur, është se njerëzit do të insistojnë të mblidhen rreth jush dhe të përpiqen të fusin gjëra në të. (Teri Pratshe)

Disa njerëz nuk çmenden kurrë. Çfarë jete vërtetë të tmerrshme duhet të kenë! (Çarls Bukovski)

Unë jam i lirë nga çdo paragjykim. I urrej të gjithë në mënyrë të barabartë. (U.C. Fillds)

Arsyeja pse flas me veten time, është për shkak se jam i vetmi të cilit ia pranoj përgjigjet. (Xhorxh Karlin)

Imagjinata e një zonjushe është shumë e shpejtë; ajo kërcen nga admirimi tek dashuria, nga dashuria tek martesa në vetëm një çast. (Xhejn Ostin)

Kini kujdes me leximin e librave mbi shëndetin. Ndonjë ditë mund të vdisni nga ndonjë gabim shtypi. (Markus Herc)

Kreativiteti është të dini si të fshihni burimet tuaja. (C.E.M. Xhoad)

Statistikat mbi shëndetin mendor, janë ato ku një në katër persona vuan nga një sëmundje mendore. Shihni 3 miqtë tuaj më të mirë. Nëse ata janë në rregull, atëherë i çmenduri jeni ju.

(Rita Mae Braun)

Jeta është e vështirë. Por ajo është shumë më e vështirë kur jeni një idiot. (Xhon Uejn)

Unë refuzoj t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, me arsyetimin se nuk e di përgjigjen. (Dagllas Adams)

Ekziston një vijë ndarëse mes gjeniut dhe marrëzisë. Unë e kam fshirë atë. (Oskar Levant)

Dy padrejtësi nuk bëjnë një të drejtë, por një justifikim i mirë. (Tomas Stefën)

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *