Home»Lifestyle»Shendeti»10 ushqimet e nevojshme në dietë

10 ushqimet e nevojshme në dietë

Për t’u dobësuar duhet të konsumoni edhe ato produkte që duhet dhe që nuk ju shëndoshin.

Patatet – Kanë karbohidrate të shumta, por janë të shëndetshme për trupin dhe nuk ju shëndoshin. Përmbajnë edhe vitamina e fibra dhe shumë pak kalori për 100 gramë.

Fasulet – Kanë përmbajtje të lartë uji dhe fibrash. Të shëndetshme edhe sepse përmbajnë minerale dhe vitamina në shumë pak kalori për 100 gramë ndaj dhe nuk të shëndoshin.

Vezët – Ato përmbajnë 9 aminoacide që trupi nuk mund t’i prodhojë vetë. Konsumoni sa më tepër vezë, veçanërisht në mëngjes dhe të ziera.

Kosi – Ju ndihmon në normalizimin e tensionit të gjakut dhe është një nga produktet ushqimore më të përdorura. Ka shumë pak kalori, veçanërisht kur konsumohet kosi me pak ybdyrë, e mbi të gjitha ndihmon tretjen dhe pastron trupin nga skoriet dhe papastërtitë e zorrëve.

Mollët – Janë të rëndësishme për tretjen në fund të vakteve ushqimore. Konsumoni sa më shumë mollë gjysmë orë larg vakteve, preferohen mollët bio dhe ato jeshile e pak të athëta.

Kokoshkat dhe drithërat – 3 tasa të mëdhenj me kokoshka janë të barabartë me një qese patatinash, përsa i përket kalorive, prandaj nëse ju duken shumë në sasi, mos u bëni merak. Konsumoni sa më shumë po mundët, sepse nuk ju shëndoshin. Rëndësi ka të jenë të pjekura në furrë dhe jo me shumë yndyrë.

Fiqtë – Ata janë të ëmbël, por jo të dëmshëm. Konsumojini.

Lëngjet e frutave – Janë gjithashtu tepër të vyera për tretjen dhe kanë vlera të mëdha për trupin, pa ju shëndoshur. Por bëhet fjalë për lëngun natyral, të përfituar nga shtrydhja e frutave të freskët e të larë mirë.

Bollguri dhe gruri integral -Janë gjithashtu shumë të shëndetshëm për trupin. Përmbajnë sasi të lartë fibrash, ndihmojnë tretjen dhe jashtëqitjen e rregullt, ju ngopin shpejt, kanë shumë vitamina dhe largojnë ndjenjën e urisë. Preferohen në mëngjes, ndoshta bashkë me kosin.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *