Home»Histori»Vaterloja ishte beteja që e shpëtoi Evropën nga dominimi i Napoleonit? Është vetëm një mit

Vaterloja ishte beteja që e shpëtoi Evropën nga dominimi i Napoleonit? Është vetëm një mit

Seria: Faktet e harruara, ose të mësuara gabim në lëndën e historisë

Kur Napoleoni u rikthye nga mërgimi i tij i detyruar në Elbë, ai ua bëri të qarta qëllimet paqësore mbretërve të tjerë të Evropës, megjithëse këta të fundit formuan me shpejtësi një koalicion tjetër, për ta rrëzuar atë nga froni. Perandori francez, u detyrua të rifillonte shpejt përgatitjet për luftë, në mënyrë që të godiste më parë, me shpresën se një fitore e hershme, që mund të parandalonte një tjetër luftë të madhe.

Por edhe nëse perandori do të kishte regjistruar një fitore vendimtare mbi prusianët dhe britanikët në Vaterlo, austriakët, prusianët, rusët dhe të tjerët, ishin duke mobilizuar ushtritë  e tyre, që me siguri do t’i kishin shtypur francezët, të lodhur tashmë nga vitet e gjata të luftërave. Beteja e Vaterlosë, e shpëtoi Francën nga shkatërrimi total, nga një luftë tjetër të stërzgjatur.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *