Home»Lifestyle»Psikoterapia e të hequrit dorë: Braktisja e të gjitha përpjekjeve të padobishme

Psikoterapia e të hequrit dorë: Braktisja e të gjitha përpjekjeve të padobishme

Kush qëndron fort, kush reziston pavarësisht gjithçkaje, nuk bën gjë tjetër veçse e zgjat qëndrimin në situata që për të janë të panatyrshme. Për të rigjetur mirëqënien, ndonjëherë duhet që thjeshtë të hiqni dorë. Erika e zbuloi këtë, duke i dhënë fund ankthit të përsosmërisë, dhe duke i bërë vend instikteve, që më herët i kishte frikë.

Natën e shkuar pashë këtë ëndërr: ndodhem në një dyqan qelqurinash, dhe papritmas nga rruga shoh një derr që vjen me vrap drejt dyqanit. Jam e tmerruar, mendoj se ai do të shkatërrojë gjithçka. Do të doja ta ndaloja, ta bllokoj, por mbetem e palëvizur.

Kafsha hyn brenda dhe fillon të lëvizë, ecën nëpër dyqan, dhe nuk thyen asgjë. U zgjova me një ndjenjë habie, dhe vazhdova të mendoj për të gjithë ditën”.  Derri i ëndërruar nga Erika, ishte i madh dhe i shëndoshë, dhe duhej të kishte shkatërruar gjithçka, por jo, ai dukej sikur e dinte saktësisht se çfarë të bënte.

Në jetën e Erikës, në terapi për shkak të sulmeve të shpeshta paniku, ndodh e kundërta. “Dyqani i qelqurinave i ngjan jetës sime, të gjitha detyrave dhe detyrimeve që ndiej se kam. Punën e urrej, por në raste si ky nuk mund të largohem, pasi do të çmendesha fare! Nuk mundem dhe nuk dua të thyej asgjë, por paniku hedh gjithçka në erë.

Dhe pastaj është kyçi im i këmbës: ka një vit që herë pas here fryhet, dhe më detyron të ndalem në shtëpi për ditë me rradhë. Gjithmonë kam frikë se do çoj gjithçka për dreq. Por duhet të mbahem fort, të mos heq dorë, nuk kam luksin ta bëj këtë”.

Mundohuni të… rrëzoheni!

Nëse e lë veten të dorëzohet, nëse lejoj të rritet ajo që ndjej përbrenda, gjithçka do të shembet: është ky mendimi i fshehtë i Erikës. Kur jetojmë në këtë mënyrë, shpirti, që gjithmonë përpiqet të na riekuilibrojë, na dërgon vështirësitë pikërisht për të na rrëzuar.

Sa më shumë që rezistoni, aq më shumë rrezikoni të bini: kjo është ndjenja e panikut.

Dhe nëse i thua vetes “le të thyhem, por nuk përkulem”, nyjet fillojnë të kërcasin.

Alternativa do të ishte të bëheshe një kukull e drejtuar nga diktati dhe detyrat, dhe kjo do të ishte një perspektivë e “panikut”. Bota e brendshme, i tregoi Erikës rrugën e duhur. “Në ëndërr – sugjeron terapisti – gjërat shkojnë ndryshe: derri nuk thyen asgjë, edhe nëse ajo priste të kundërtën”.

“Po, ishte vërtet surreal. Ai e dinte se si sillej, dhe ku të shkonte.Po ju, ku do të donit të shkonit, po të ishit në vendin e tij”- e pyet terapeuti. “Do të shkoja të jetoja jashtë qytetit. E mendoj shpesh këtë. Do të doja të blija një apartament të vogël, madje e kam parë një të tilla, ndodhet brenda një ferme të vjetër. Përreth ka livadhe dhe pyje. Unë e imagjinoj veten atje, por nuk është e mundur, askush nuk do të më kuptonte. Do të thoshin që jam i çmendur, se kam idetë e një të riu të papjekur”.

Imazhi i derrit, është një ftesë për të hyrë paksa, në një nga ato ëndrra dhe dëshira të jetës së saj. Pas kësaj ëndrre, Erika nisi t’i përkushtohej disa gjërave, ndaj të cilave nuk e kishte dhënë ndonjëherë veten, dhe zbulon se tek e fundit nuk ndodh asgjë aq e tmerrshme.

Nis të mbajë lule në ballkon, dhe të kalojë fundjavat jashtë shtëpisë. Janë përpjekje të ndrojtura, për të nxjerrë një pjesë të sajën natyrale, që ajo e ka shumë frikë, dhe ndaj së cilës ka rezistuar gjithmonë. Por duke e lënë “atë mysafir të panjohur” të hyjë në jetën e saj, dalëngadalë mëson të çlirojë energjinë e ngjeshur, e cila më parë mund të shpërthente vetëm në sulmet e panikut.

Mjaft rezistuat, bëni paqe me instiktet tuaja

Paniku, është një mesazh që thotë: ndaloni së rezistuari, lëreni veten të rrezoheni, lëreni t`ju rrjedhin emocionet dhe instinktet. Në këtë rast, ka disa ushtrime që mund t’ju ndihmojnë: duke përjetuar ndjenjën e muskujve të relaksuar, mësojmë të rikuperojmë aftësinë për të mos kundërshtuar lëshimin ndaj instikteve. Ndërkohë imazhet na lejojnë të kontaktojmë pjesët instiktive, që besojmë se janë të errëta dhe të rrezikshme, në realitet ato kërkojnë vetëm të dialogojnë me ne, për të zgjeruar kufijtë tanë.

Alterno shtrirjen dhe kontraktimin

Shtrihuni në një vend të qetë, ku e dini që nuk do të shqetësoheni. Kushtojini vëmendje frymëmarrjes dhe trupit tuaj. Në këtë moment, përpiquni të shtërngoni muskujt, njëri pas tjetrit, duke filluar nga këmbët tek qafa, sikur po i shtrini ato: mbajini të tkurrura për disa sekonda dhe pastaj lëshijini papritur, duke i lënë të lirë.

Qëndroni pa lëvizur disa sekonda, pa bërë asgjë. Vazhdojeni këtë ushtrim, duke dëgjuar dallimin midis momentit të tkurrjes dhe atij të relaksimit. Në këtë mënyrë, ju stërvisni trurin tuaj që të qëndrojë i qetë, në mënyrë që të arrijë të perceptojë kur është koha të heqësh dorë.

Bëni paqe me “mysafirin” e errët

Identifikoni një kafshë, apo personazhin e një përralle që ngjall frikë. Merrni një letër dhe filloni të imagjinoni sikur po bisedoni me të. Bëjini pyetje, dhe imagjinoni si mund të përgjigjet: Çfarë dëshiron nga ju? Përveç frikës, çfarë tjetër mund të sjellë me vete?

Çfarë do t’ju duhej, për të qenë më komodë?

Përsëriteni këtë ushtrim disa herë: qëllimi juaj është të pajtoheni me këtë mysafir, dhe t’i krijoni atij një hapësirë. Pas tij, fshihet instikti juaj, dhe vetëm duke e takuar atë, mund ta lësh atë të lirë, dhe të mos e kesh frikë.

/ bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *