Home»Keshilla»Nëse keni këto karakteristika, jeni njeri me forcë të madhe mendore

Nëse keni këto karakteristika, jeni njeri me forcë të madhe mendore

Teorikisht të gjitha përvojat tona na bëjnë më të mirë dhe më të fortë. Optimizmi, kontrolli mbi jetën dhe mërzia janë disa pika mbi të cilat duhet punuar. Po renditim 22 karakteristika të një personi me mentalitet të fortë sipas kritereve të një psikoterapeuteje dhe specialiste në forcën mendore, Amy Morin.

Mban gjithmonë në ekuilibër emocionet dhe logjikën.

Nuk bëhet fjalë për të kontrolluar emocionet ose të qënit i arsyeshëm, bëhet fjalë për të ditur si të ruash ekuilibrin e të dyjave, për të parë kthjellët kur emocionet i mbivendosen logjikës në çastin e marrjes së vendimeve. Nëse je mendërisht i fortë di si të peshosh të dyja këto.

E kalon kohën në mënyrë produktive.

Njerëzit gjejnë gjithmonë justifikime për papunësinë, por njerëzit e fortë përqendrohen në atë që duan me të vërtetë dhe nuk e harxhojnë kohën me aktivitete joproduktive.

Besimplotë në afësitë për t’iu përshtatur ndryshimeve.

Jeta është gjithmonë në lëvizje dhe ndoshta është e vështirë për t’iu përshtatur rrethanave. Pjesa më e madhe e njerëzve përpiqen t’u rezistojnë ndryshimeve, por këta persona përqendrohen në një realitet me ndryshime të shpejta.

Përballen me frikërat.

Pjesa më e madhe  e njerëzve i eviton frikërat, ndërsa disa të tjerë përballen me to vetëm për t’u dukur. Njerëzit mendërisht të fortë nuk duken. Ata i përballojnë dhe i hedhin pas krahëve frikërat që i ndalojnë të jenë një version më i mirë.

Mësojnë nga gabimet.

Personat me mentalitet të fortë nuk i justifikojnë veprimet e tyre, apo të fshehin gabimet. Ata mësojnë nga ato dhe shpresojnë të bëhen më të mirë.

Gjejnë një ekuilibër mes atyre që janë dhe që duan të jenë.

Këta njerëz e pranojnë veten ashtu si janë, por nuk reshtin kurrë së përmirësuari.

Gëzohen për sukseset e të tjerëve.

Të jesh mendërisht i fortë do të thotë të dish të bashkëpunosh. Suksesi i të tjerëve nuk i bën xhelozë, përkundrazi ata dinë si të festojnë dhe të ndajnë lumturinë dhe suksesin e tjetrit.

Jetojnë dhe i marrin vendimet në bazë të vlerave që kanë.

Nëse jeton sipas vlerave të tua dhe kupton prioritete e tua, nuk e ke problem për të marrë një vendim. Kjo është një aftësi që të bën më të fortë.

Për ata është më e rëndësishme të përmirësohen sesa ta demostrojnë atë.

Në fakt, njerëzit kërkojnë vazhdimisht miratimin e të tjerëve, por kjo kategori njerëzish përqendrohet në përmirësimin e kompetencave të veta pa kërkuar mirënjohje.

Jetojnë një jetë origjinale.

Janë të ndershëm me veten, veprimet e tyre nuk kundërshtojnë fjalët që thonë.

Vlerësojnë atë që janë dhe jo atë që kanë arritur.

Vlera e tyre qëndron në atë që ata janë, jo në atë që ata kanë. Pra nuk ka rëndësi nëse fiton apo humb.

Dinë të presin për të shijuar fitoren.

Ata dinë të presin për çmimet e tyre, dinë se duhet kohë për të mbledhur frytet.

Marrin përgjegjësi për veprimet e veta.

Forca mendore nuk është garant për moskryerjen e gabimeve. I bëjnë, por e rëndësishme është se mësojnë nga to dhe shohin përpara.

I shohin vështirësitë si mundësi.

Çdo pengesë dhe problem që has është një mundësi për t’u rritur.  Zakonisht njerëzit irritohen gjatë vështirësive, por njerëzit me mentalitet të fortë i pranojnë sfidat dhe bëhen më të mirë.

Janë mirënjohës.

Mentaliteti i fortë nuk dëshiron më shumë, ata besojnë se kanë më shumë se nga ç’kanë nevojë dhe për këtë janë gjithnjë mirënjohës.

Përqendrohen në atë që dinë të bëjnë më mirë.

U kushtojnë kohë, punë e mund asaj që dinë të bëjnë më mirë.

Bien, por dinë të ngrihen.

Dështimet nuk janë fundi i botës, por fillimi. E dinë se rruga që zgjodhën do t’i çojë drejt suksesit.

Janë optimistë realistë.

Ata tregojnë kujdes me optimizmin. Kur ndodhen para vështirësive shpresojnë për më të mirën, por në të njëjtën kohë i mbajnë këmbëtë mirë të ngulura në realitet.

Punojnë mbi dobësitë e tyre.

Njerëzit i fshehin dobësitë, por mentaliteti i fortë nuk ka frikë t’u bëjë ballë dhe punon mbi këto dobësi.

Nuk humbin në detaje.

Zakonisht sforcohemi për përsosmërinë, por këta njerëz dinë si të mos e humbin durimin për gabimet e vogla, sidomos ato të të tjerëve.

Janë gati për të zgjidhur probleme.

Mund të qahesh për problemet, mund të ngresh drama mbi to, ose mund të fillosh t’i zgjidhësh, siç bëjnë personat mendërisht të fortë.

Janë gjithmonë gati për të mësuar.

Një ditë e re, një njeri i ri, një përvojë e re dhe është vetëm një mundësi për të mësuar diçka të re. S’ka rëndësi se si vjen jeta, njerëzit me mentalitet të fortë janë gjithnjë të etshëm për të mësuar. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *