Home»Histori»Katerina de Mediçi, a ishte e fiksuar pas okultizmit, një nga gratë më të fuqishme të Mesjetës?

Katerina de Mediçi, a ishte e fiksuar pas okultizmit, një nga gratë më të fuqishme të Mesjetës?

Seria: Fiksimet e çuditshme, që do t’ju bëjnë t’i shihni ndryshe disa figura historike

Duke u rritur në Firence, Katerina mësoi mbi astronominë dhe astrologjinë, që në moshë të hershme. Ajo e mori me vete ato dije kur u zhvendos në Francë, si nusja 14-vjeçare e Mbretit Fransua. Besimet dhe supersticionet e saj, gjithashtu do ta drejtonin sjelljen e saj gjatë mbretërimit të djalit të saj të tretë, Henri III.
Sipas disa historianëve, ajo kishte pushtetin e vërtetë mbretëror. Mbi të gjitha, fiksimi i Katerinës pas okultizmit, është bërë përgjegjës nga disa studiues, si shkaku kryesor i Masakrës së Shën Bartolomeut, dita e përgjakshme në vitin 1572, kur mijëra hugenotë (protestantë) u vranë pa mëshirë.
Fiksimi aspak i shëndetshëm i Katerinës pas të ashtuquajturave ‘arte të errëta’, bëri që ajo ta rrethonte veten me personazha të dyshimtë. Nostradamusi, ishte një nga këshilltarët më të besuar të saj. Ajo ishte gjithashtu e fiksuar pas xhuxhave. Ajo besonte se ata mund ta mbanin të sigurtë nga mallkimet dhe magjitë, ndaj xhuxhët ishin gjithmonë pjesë e oborrit të saj.
Njëkohësisht, Katerina punësoi rreth 300 spiunë, shumica e të cilëve përdornin ”fuqitë e tyre magjike”, për ta paralajmëruar atë për komplote dhe kërcënime të mundshme. Dhe ndoshta kjo funksionoi. Katerina vdiq nga shkaqe natyrore në moshën 69 vjeçare në vitin 1589.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *