Home»Lifestyle»Shendeti»Dieta me fruta

Dieta me fruta

Autor i dietës me fruta është nutricionisti amerikan, Jay Rob, i njohur për dietën e tij detoksifikuese treditëshe. Kjo dietë jo vetëm ndikon në uljen në peshë por mbi të gjitha bën pastrimin e organizmit nga skoriet dhe papastërtitë e mbledhura në zorrë.

Ditra e parë

Mëngjesi: përzierje me banane me ½ banane, 1 gotë kos me pak yndyrë, ½ e lugës kanellë

Paradreka: 1 rriskë shalqi ose pjepër

Dreka: supë me 150 gramë mish të bardhë të pulës dhe perime si karotë, kungulleshka, brokoli, sallatë me fruta me1 kivi, 1 mandarinë, 1 mollë, ½ shegë.

Darka: 150 gramë peshk, sallatë me spinaq, djathë me pak yndyrë (30 gramë), 1 grusht mjedra dhe disa arra me lëng limoni me pak vaj ulliri.

Dita e dytë

Mëngjesi: sallatë nga ½ e gotës vishnja, 1 mollë dhe 30 g djathë të freskët.

Paradreka: lëng me multivitamina duke përzier 1 portokall, ½ e mollës dhe1qitro

Dreka: sallatë jeshile me 1 vezë të zier, 3 rrepa, 150 gramë mish gjeldeti me lëng limoni dhe ½ e gotës kos me pak yndyrë, 1 dardhë

Darka: 150 gramë peshk troftë të zier me qepë, majdanoz dhe limon si dhe 50 gramë luleshtrydhe, sallatë jeshile me lëng limoni

Dita e tretë

Mëngjesi: 1 rriskë shalqi me 30 gramë djathë me pak yndyrë.

Paradreka: frape molle duke përzier 1 mollë, ½ e lugës kanellë, 1 dl ujë dhe ½ dl kos pa yndyrë

Dreka: supë me panxhar me 1 vezë të zier, lëng të shtrydhur portokalli

Darka: 150 gramë mish gjeldeti në zgarë, sallatë domatesh, tranguj dhe speca, 150 gramë fruta.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *