Home»Horizonti.al»Cili është shqisa më e mirë? Shkencëtarët janë ende duke luftuar atë

Cili është shqisa më e mirë? Shkencëtarët janë ende duke luftuar atë

Nga Harriet Dempsey-Jones

Nëse ka ndonjë gjë që na ka mësura Tëitter, është se botës i pëlqen një pyetje që duket si idiote, por në fakt ka një përgjigje të thellë dhe interesante. Për shembull, çfarë do të ndodhte nëse bota papritur do të shndërrohej në një boronicë, pyetje që ka marrë përgjigje kohët e fundit nga fizika. Ose çfarë ngjyre është ai fustan?

Ngjashëm, shkencëtarët e perceptimit po përpiqen kohët e fundit t’i përgjigjen pyetjes në dukje absurde: “Cila është shqisa më e mirë dhe pse?”. Debati ka ngjallur disa pyetje çuditërisht të thella – si për shembull, shqisa që ka në fakt më shumë, apo më pak vlerë? Dhe, a janë disa shqisa thelbësisht më të rëndësishme në qenien tonë si njerëz?

Kjo pyetje u shtrua gjithashtu në një sondazh. Ndërsa shumica e njerëzve, ndoshta do të thoshin se fituesi i dukshëm është shqisa e shikimit, në fakt garën e fiton “somatosensation” – ndjeshmëria trupore që zakonisht i referohet shqisës së prekjes, por teknikisht përfshin të gjitha ndjesitë nga trupi ynë. Por si dalin rezultatet kur shqyrtojmë më nga afër dëshmitë shkencore?

Ne kemi nevojë për somatosensorin për të lëvizur me sukses, madje dukshëm më shumë se sa shikimi. Ndërsa është një pretendim i madh, ai mbështetet ndoshta nga disa raste të rralla ku kjo ndjenjë ka humbur. Këta pacientë janë individë që kanë humbur shumicën (ose të gjithë) ndjesinë e prekjes, si dhe aftësinë për të ndier pozicionin (proprioceptimin ) dhe lëvizjen ( kinestezinë) e gjymtyrëve të tyre.

Kjo mund të ndodhëm, kur trupi i sulmon nervat e veta somatosensoriale në një reaksion autoimun pas infektimit, edhe pse në shumicën e rasteve shkaku është i paqartë. Ndërsa nuk ka një mosfunksionim të drejtpërdrejtë në sistemet motorike të pacientit, shumica e të sëmurëve nuk mund të kryejnë as lëvizjet më minimle.

Kjo për shkak se truri duhet të ndiejë pozicionin fillesar të trupit, për të krijuar planin e duhur motorik dhe ka nevojë për reagime shqisore, për të kuptuar nëse plani është zbatuar me sukses. Përkundër këtyre barrierave, një pacient, i quajtur “IË”, shokoi ekspertë pasi rifitoi aftësinë për të ecur.

Ai e arriti këtë, duke planifikuar me kujdes cilin muskul të kontraktonte, përpara se ta vinte në lëvizje. Kjo strategji është shumë kërkuese, dhe aspak e zakonshme, duke qenë se shumica e pacientëve qëndrojnë të lidhur pas karrigeve me rrota.

Shumë kompani ushqimore, mund të mendojnë se shija e ushqimeve të tyre merr vlerësimin më të lartë për shkak të nuhatjes së shijes. Megjithatë, ata që kanë provuar të hanë pas një anestezie lokale tek dentisti, mund të flasin mbi rreziqet dhe vështirësitë e të ngrënit pa somatosensorin.

Një tjetër element përbërës i somasensprit është sistemi vestibular, që është thelbësor për qëndrimin tonë në këmbë. Nëse kujton kur ke qenë sëmurë, e ke një farë ideje për atë që ndodh kur ky sistem jetik ç’ekuilibrohet. Me pak fjalë, sytë tuaj i tregojnë trurit se ju po lëvizni, por sistemi juaj vestibular thotë se jeni ende në vend – duke shkaktuar një konflikt që mund të çojë në marramendje, të vjella dhe humbje e ekuilibrit.

Perceptimi i dhimbjes dhe i temperatures, lihet gjithashtu me somatosensorin. Të lindurit pa ndjeshmëri ndaj dhimbjes janë raste të rrallë (rreth 45 raste të dokumentuara në botë), dhe një gjë shumë e rrezikshme. Disa ekspertë spekulojnë se numri i rasteve mund të jetë më i madh, pasi shumë nga pacientët nuk mbijetojnë aq kohë sa të dokumentohen. Kjo është për shkak se dhimbja ju tregon diçka që ndikon drejtpërdrejt për keq në trupin tuaj, dhe që të reagoni sa më shpejt. Pacientët duhet të kontrollojnë veten më shumë herë në ditë, për të parandaluar infeksionin nga prerjet që ata nuk i kanë vënë re.

Shqisa e prekjes, formon një pjesë thelbësore të humanizmit tonë. Është shqisa e parë që zhvillohet në një fetus në mitër, dhe disa studiues sugjerojnë se integrimi i ndjenjave që lidhen me trupin, mund të përbëjë bazën e vetë ndërgjegjes tonë themelore.

Prekja e tjetrit mund të zvogëlojë ankthin, të ndikojë në sjelljen tonë, të formësojë zhvillimin e trurit, dhe të zvogëlojë reagimet e trurit ndaj dhimbjes tek foshnjat. Ne madje kemi një grup të veçantë nervash, që paraprakisht kanë lidhje me prekjen “sociale” dhe “emocionale”.

Nga ana tjetër, e parë nga perspektiva e neuroshkencës, është e lehtë të shohësh, dhe prandaj shqisa e shikimit e ka fituar thuajse gjithmonë sondazhin.

Truri duket se ka një fokus të shikimit. Zona kryesore e trurit për përpunimin e stimujve vizualë, korteksit vizual, kontrollon zonën më të madhe të çdo shqise individuale. Pjesërisht për shkak të këtij burimi të gjerë përpunimi, shikimi është ndjenja më akute që kemi për lloje të ndryshme diskriminimi.

Besueshmëria e lartë e shikimit, do të thotë që nëse ekziston një konflikt mes asaj që thonë dy shqisa, shikimi zakonisht do të shtrembërojë perceptimin tonë përfundimtar, për të qenë në përputhje me informacionin vizual. Shikimi lejon gjithashtu leximin, shkrimin dhe artin.

Ju mund të shihni fytyrat e të dashurit tuaj, ose rreziqet që vijnë nga larg. Por ndoshta mendojmë vetëm se shikimi është kaq i rëndësishëm, pasi është në krye të përvojës sonë të përditshme. Sikurse e tekson Kevin Rajt, asistent profesor i neuroshkencës në Universitetin e Shëndetësisë dhe Shkencës në Oregon, SHBA: Njerëzit e perceptojnë humbjen e shqisës së shikimit, si më ndikuese në jetën e përditshme “pasi ne jemi më të vetëdijshëm për shikimin tone, në krahasim për funksionin tonë somatosensorial”.

Pra, a janë shqisat e tjera më pak të rëndësishme? Shqisa jonë e nuhatjes, është tepër e lashtë dhe komplekse. Nuhatja bashkëpunon me shqisën e shijes, për t’ju penguar të hani ushqime të prishura ose helmuese. Nuhtja është gjithashtu shumë e lidhur fort me kujtesën autobiografike, duke formuar kështu një pjesë thelbësore të proceseve që përcaktojnë identitetin tonë.

Dhe shqisa e dëgjimit, është më e mirë sesa e prekjes dhe shikimit, për zbulimin e rrezikut që ju vjen nga pas. Dhe sigurisht që është më mirë se shikimi në errësirë. Dhe nëse nuk dëgjoni sot, nuk ka muzikë. Në fund të ditës, somatosensori merr votën time maksimale sepse më mban drejt në këmbë, duke më lejuar të lëviz, dhe duke më hyrë shumë më tepër në punë se sa të tjerat.

The Conversation – Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *