Home»Lifestyle»Ç’i ndodh trurit tonë, kur Facebook, Instagram dhe Whatsapp të “marrin fund”?

Ç’i ndodh trurit tonë, kur Facebook, Instagram dhe Whatsapp të “marrin fund”?

Në muajin e fundit, dy probleme të rënda të serverëve kanë rrëzuar Facebook, Instagram dhe Whatsapp dhe mjetet më të zakonshme të komunikimit dhe ndarjes së informacionit në botë, kanë ndaluar së funksionuari njëkohësisht për orë të tëra.

Mendoni se si jeni ndjerë kur e keni vënë re: krizë e zezë apo ndjenjë e lirisë?

Ndjenjat janë të kundërta, sepse jemi përballur me një fenomen që mbart reflektime të thella në mënyrën se si jetojmë.

Me fjalë të tjera, në orët e bllokimit, kuptojmë se pa këto mjete ne jemi të detyruar të jetojmë realitetin e së tashmes.

Ne ju shpjegojmë se çfarë ndodh me trurin kur rrjetet e mëdha sociale nuk funksionojnë.

Reagimi i parë është alarmi

Reagimi i parë që do të përjetoni është ai i alarmit.

Ne vazhdojmë të rifreskojmë faqet e ndryshme por asgjë nuk ndodh.

Rrotullimi i bisedave me mikun më të mirë në Whatsapp vazhdon të ekzekutohet dhe ndërkohë fillojmë të pyesim veten nëse telefoni ynë, wifi i shtëpisë, rrjeti celular ose aplikacionet nuk po funksionojnë.

Mbyllni Aplikacionet, fikni wifi-in, fikni dhe aktivizoni lidhjen e të dhënave dhe telefonin.

Dhe pastaj si mund të komunikojmë?

Me pak fjalë, në trurin tonë alarmi po ndjehet, sepse ka diçka për jetën tonë të përditshme që është ndalur dhe ne nuk dimë si ta zëvendësojmë.

Kriza e abstinencës

Nëse koha e bllokimit të mediave sociale zgjat, mund të përjetoni simptoma të ngjashme me heqjen dorë prej drogës.

Nervozizëm, acarim, humor i keq dhe ndjenja që lidhet me mendimin e humbjes së diçkaje.

Dikush ndihet i shkëputur nga pjesa tjetër e botës dhe për këtë arsye.

Çfarë po ndodh?

Sa herë keni provuar ta rihapni aplikacionin për të parë nëse ka nisur funksionimin sërish?

Pranimi dhe kërkimi i një zgjidhjeje

Nga një moment i parë i humbjes ne kalojmë në një aktivizim konjitiv, në të cilin neuronet bëjnë gjimnastikë. Bllokimi i përkohshëm i rrjeteve sociale mund të na bëjë të reflektojmë thellë mbi fuqinë që kanë këto në jetën tonë.

Mendimet rrotullohen rreth ndërgjegjësimit se sa rëndësi mund t’u jepet këtyre mjeteve të ndarjes së informacioneve dhe, rrjedhimisht, dëshirës për t’u larguar prej tyre.

Nga kriza fillestare kalojmë në një vizion dhe pranimin e realitetit për atë që është, përfshirë defektet.

Dhe ka zgjidhje: ne nuk kemi Ëhatsapp por duhet të kontaktojmë një person? Pas çorientimit të parë, kujtojmë se ka edhe SMS.

Ndjesia e mirëqenies

Nëse rrjetet sociale janë jashtë loje për një periudhë domethënëse  dhe ju keni shijuar jetën reale, do të fitoni një ndjenjë të mirëqenies së përhapur.

Ju do të kuptoni se perceptimi për të qenë i pranishëm për veten dhe për të shijuar realitetin dhe të mirat e tij, e tejkalon shumë nevojën për t’u lidhur në rrjete.

Në të vërtetë, përmbushja e vërtetë vjen vetëm nga momentet e realitetit, dhe jo nga iluzionet dixhitale. / bota.al

1 Comment

  1. Mim Tirona
    27/04/2019 at 2:01 am — Reply

    Mos u merzisni se sistemi në fuqi do të shpike forma më çoroditese te shpelarjes se trurit e kafsheria njerezore do kujtoje se do beje më “qef”. O pika juve!

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *