Home»Horizonti.al»Taksa e çuditshme mbi shkrepëset, 1871

Taksa e çuditshme mbi shkrepëset, 1871

Robert Lou, kancelari i qeverisë britanike, propozoi një taksë të re mbi shkrepëset në vitin 1871. Çdo kuti shkrepëse duhej të mbante një vulë, me imazhin e një flake dhe fjalët ‘Ex luce lucellum’ – ose “nga drita, pak fitim”. Shakaja, vërejti një politikan liberal, mund të “devijonte në një vendim zyrtar në parlament”, por mendimi i ajkës së Oksfordit për t’u tallur me një taksë mbi të varfërit, ishte një politikë e keqe.

Një ekonomist i njohur, u angazhua në mbrojtje të taksës, duke argumentuar se të varfërit duhet të kontribuojnë në arkën e shtetit, në përpjesëtim me mjetet e tyre financiare. Nëse jo, taksat do të binin mbi kapitalin që do të largohej drejt vendeve të huaja, dhe kjo do të çonte në papunësi masive. Argumente të tilla nuk mbajtën shumë, dhe taksa u braktis brenda disa javësh. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *