Home»Horizonti.al»Statuja e Virgjëreshës Mari si “magjistare”, dhe kuriozitete të tjera që mund të mos i keni ditur

Statuja e Virgjëreshës Mari si “magjistare”, dhe kuriozitete të tjera që mund të mos i keni ditur

 

Ekziston një fenomen i quajtur “sindromi i vibrimit fantazëm”, dhe në një studim të kryer nga studiuesit, 68 për qind e njerëzve e kanë përjetuar atë. Është një halluçinacion ndijor, ku ju mendoni gabimisht se telefoni juaj është duke vibruar.

Teorema Infinit e Majmunit, thotë se majmunët me një makinë shkrimi dhe kohë të pafundme, do të mundnin riprodhonin të gjitha veprat e Shekspirit. Kjo teoremë u provua në jetën reale, por vetëm për një muaj. Të gjashtë majmunët shkruajtën pesë faqe me gërmën S, goditën me një gur tastierën, dhe në fund jashtëqitën mbi të.

Një sëmundje gjenetike e quajtur “Fibrodysplasia ossificans progressiva”, bën që indi njerëzor të shndërrohet në kockë. Të prekurit nga kjo sëmundje, “burgosen” gradualisht brenda skeletëve të tyre.

Pavarësisht se është ende sot ndër vendet më të varfra në Afrikë dhe botë, Zambia kishte një program hapësinor në vitet 1960. Ai përbëhej nga një mësues fizike, një vajzë adoleshente dhe macja e saj, dhe një misionar fetar.

Puna e parë e këngetares amerikane, Miley Cyrus, ishte të mblidhte mbathjet që hidhnin në skenë fanset e babait të saj, këngëtarit Billy Ray. Ajo paguhej 10 dollarë për këtë.

Shkalla e vrasjeve në Honduras, është aq e lartë sa disa qytete kanë filluar të ofrojnë një program për funerale më të lira. Në Honduras, ndodh një vrasje çdo 74 minuta.

Kur Titaniku u mbyt “dikush vendosi të lirojë qentë nga kolibet e tyre nën kuvertë, duke çuar në imazhin surreal të një tufe të ngazëllyer qensh, që po ngjiteshin nga poshtë lart kuvertës së pjerrët”.

Në SHBA, ekziston një skenar filmi i titulluar “Atuk”, që nuk është arritur asnjëherë të bëhet film, për shkak se të gjithë ata që kanë treguar interes për të luajtur rolin e protagonistit, kanë vdekur papritur, përfshirë aktorët Xhon Kendi, Kris Farlej, Xhon Belushi dhe Sam Kinison.

Këshilltari kryesor i udhëheqësit të madh mongol, Xhengiz Khan, ishte një studiues me emrin Jelu Çukai. Kontributi i tij ndaj Perandorisë Mongole, ishte sugjerimi që mongolët të mos i vrisnin të gjithë banorët e vendeve që pushtonin, por t’i taksonin ata.

Më 1 prill 2007, kompania Google i dërgoi një e-mail të gjithë punonjësve të saj, duke i paralajmëruar se një gjarpër piton ishte i lirë në zyrat e saj në Nju Jork. Dhe nuk ishte një shaka.

Në kundërshtim me komplotet e filmave, Programi i Mbrojtjes së Dëshmitarëve në SHBA, nuk ka pasur asnjëherë shkelje të sigurisë, në të cilën, një person i mbrojtur, apo anëtar i familjes të jetë  dëmtuar.

Layne Staley (ish-këngëtare e grupit ‘Alice in Chains’), u gjet pas një jave pasi kishte vdekur, jo sepse miqtë apo familja e tij njoftuan policinë, por sepse kontabilisti i tij e kuptoi se në një javë këngëtari nuk kishte tërhequr paratë nga llogaria e tij në bankë.

Në Armeni, të gjithë fëmijët e moshës 6 vjeç e lart, mësojnë lojën e shahut në shkollë, pasi ajo është pjesë e detyrueshme e kurrikulës shkollore.

Në vitin 1955, një djalë 6-vjeçar u përlesh në mënyrë të pabesueshme me një puma të uritur, ndërsa shoku i tij vrapoi për ndihmë, duke iu dashur plot 45 minuta, para se të gjente një të rritur që e besoi atë që po i thoshte.

Arsyeja pse të gjitha videot në Netflix janë të titruara, është sepse Shoqata Kombëtare e të Shurdhërve në SHBA, e paditi kompaninë në gjykatë në vitin 2010.

Vetëm dy specie në tokë, kanë zbutur lloje të tjera speciesh. Ato janë njerëzit dhe milingonat.

Rëra nga Shkretëtira e Saharasë, transportohet nga era deri në pyllin e Amazonës në Amerikën e Jugut, duke e furnizuar atë me mineralet e saj.

Në vitin 1524, një statujë e Virgjëreshës Mari u akuzua se ishte magjistare.  Ajo u nxorr në gjyq, dhe më pas iu nënshtrua testit të ujit. Meqë kur u hodh në ujë, statuja pluskoi mbi ujë dhe nuk u fundos, gjykata e denoncoi atë si magjistare, dhe e dogji në turrën e druve.

Në Ditën e Gënjeshtrave, më 1 Prill 1976, BBC bindi shumë dëgjues se një rreshtim i veçantë i planeteve, do të zvogëlonte përkohësisht gravitetin në Tokë. Linjat telefonike të televizionit, u përmbytën ng qindra telefonues që pohonin se po i ndjenin efektet.

Ushtari i parë dhe i fundit britanik, që vdiqën në Luftën e Parë Botërore, u varrosën rastësisht vetëm 15 metra larg njëri-tjetrit. Në periudhën 4 vjeçare midis vdekjeve të tyre, vdiqën gati 1 milion ushtarë të tjerë britanikë.

Në 585 Para Erës Sonë, një eklips diellor ndodhi në mesin e një beteje mes Lidianëve dhe

Medëve. Ata menjëherë pushuan së luftuari, dhe nënshkruan një traktat paqeje. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *