Home»Keshilla»Maska “rinuese” me niseshte

Maska “rinuese” me niseshte

Përbërësit:

1 lugë me niseshte
5 lugë me lëng të karotave
1 lugë me ajkë

Përgatitja dhe aplikimi:

Në gjysmë gote me ujë tresni niseshtenë. Hidheni në një tenxhere dhe shtoni 100 ml ujë të valuar. Vendoseni në zjarr dhe e zieni në temperaturë të ulët deri kur të trashet. Hiqeni nga zjarri dhe kur përzierja të ftohet, i shtoni lëngun e freskët të karotave dhe ajkë qumështi. E përzini mirë dhe e aplikoni në fytyrë të pastruar dhe e lini që të qëndrojë për 25-30 minuta.

Maskën e shpëlani me ujë të vakët e më pas aplikojeni krem ushqyes në fytyrë. Për efekt më të mirë, maska duhet të aplikohet për tri ditë me radhë. Ky është një trajtim i shkëlqyeshëm për fytyrë, veçanërisht nëse dëshironi që të përgatiteni për ndonjë dalje, takim ose festë, sepse efektet e maskës janë të menjëhershme që pas përdorimit të parë.

 

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *