Home»Histori»Masakra e Ditës së Shën Valentinit

Masakra e Ditës së Shën Valentinit

Seria: Njëzet vrasjet më të bujshme, në mesin e mafias amerikane

Prohibicioni, ushqeu krimin e organizuar duke derdhur pasuri të paimagjinueshme në arkat e saj. Ai nxiti gjithashtu një cikël të përshkallëzimit të dhunës, mes fraksioneve të krimit të organizuar, duke konkurruar për një gllënjkë alkooli ilegal, që ishte gjithnjë e më fitimprurës. Në Çikago, konkurrenca arriti kulmin më 14 shkurt 1929, kur 7 anëtarë të bandës së Xhorxh Moran u vendosën pas një muri, dhe pastaj u masakruan me armë automatike, në atë që njihet Masakra e ‘Shën Valentinit”.

Al Kapone kishte organizuar një plan për të joshur ardhjen e Moran në një magazinë, me premtimin se do t’i dorëzonte një sasi uiski, dhe më pas do ta vriste atë së bashku me njerëzit e tij kryesorë në bandë. Por, pak para se të mbërrinte në magazinë, Moran vuri re një makinë policie aty pranë, ndaj u kthye mbrapsht.

Katër burra të veshur me uniforma policie dolën nga automjeti, hynë në depo dhe i urdhëruan njerëzit që gjendeshin aty, të rreshtoheshin më fytyrë nga muri për një kontroll. Policët ishin të rremë, dhe sapo burrat u kthyen me shpinë, “policët” hapën zjarr me breshëri.

Gjashtë prej tyre gjetën vdekjen në vendngjarje, ndërsa i shtati, pavarësisht se ishte plagosur me14 plumbave, refuzoi që të identifikojë autorët, duke u thënë hetuesve se “askush nuk më qëlloi”, para se edhe ai të ndërronte jetë. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *