Home»Lifestyle»Shendeti»Dieta e “çmendur” e Victoria Beckham

Dieta e “çmendur” e Victoria Beckham

Ajo dëshiron shpesh që të humbasë disa kg shpejt e shpejt, përpara një eventi publik, ndaj për katër ditë përdor këtë dietë drastike e pak të çmendur, me të cilën rrëzon 4 kg menjëherë.

Dita e parë:

Ju mund të pini vetëm ujë ose çaj jeshil.

Dita e dytë:

Mëngjesi: gjysmë molle të gjelbër, 100 gr. kos me sasi të vogël të yndyrës, gjysmë racioni orizi zier.

Dreka: 100 gr. tranguj me vaj ulliri dhe lëng limoni, gjysmë racioni oriz i zier, 30-40 gr. proshutë.

Deserti: çfarëdolloj fruta, 1 vezë, sallatë e freskët me lakër.

Darka: vezë të fërguara (omëletë), gjysmë racioni oriz i zier. Gjithashtu keni të drejtë ndërmjet drekës dhe darkës për një copë bukë thekre.

Dita e tretë:

Mëngjesi: një fetë buke të zezë me gjalpë, kafe ose çaj (pa sheqer), 50 gr. djathë, një pjesë të vogël shalqiri.

Dreka: disa feta proshutë, tranguj me lëng limoni, dy copa pjepër.

Darka: dy domate me vaj bimor, 70-80 gr. djathë, një copë pjepër. Mes ngrënies ju mund të hani shalqi.

Dita e katërt:

Mëngjesi: 200 gr. kos, 1 banane, 1 lugë çaji tharm.

Dreka: dy feta bukë të zezë pa gjalpë, 2 domate, 200 gr. kos.

Darka: 150 gr. sallatë (spec i kuq dhe kastravec), proshutë, 200 gr. kos

 

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *