Home»Horizonti.al»Telegonia: Tiparet e ish të dashurit të një gruaje, transferohen tek fëmija i bashkëshortit

Telegonia: Tiparet e ish të dashurit të një gruaje, transferohen tek fëmija i bashkëshortit

Seria: Teoritë e çmendura shkencore, që dikur pranoheshin si të vërteta

Telegonia, ishte besimi se tiparet nga një ish-partneri i një gruaje, mund të transferoheshin tek një fëmijë që ajo kishte me një burrë tjetër. Kjo teori u propozua nga shkencëtari dhe filozofi i njohur grek Aristoteli. Kjo është arsyeja se përse heronjtë grekë, kishin zakonisht dy baballarë: njërin një burrë dhe tjetrin një Hyjni.

Ishte sërish kjo arsyeja, pse mbretërit e ardhshëm britanikë, nuk lejoheshin të martoheshin me gra që ishin martuar më parë. Një incident i famshëm, ndodhi në shekullin XIV, kur monarkia britanike u përpoq të parandalonte martesën midis mbretit të ardhshëm Eduardit, ose i njohur ndryshe si Princi i Zi, dhe Xhoanës nga Kenti, një gru e divorcuar.  (Eduardi vdiq para babait të tij, dhe nuk u bë kurrë mbret).

Telegonia u hodh poshtë si teori në shekullin XIX-të, kur u përcaktua se ishte gjenetika ajo që  përcaktonte tiparet e një pasardhësi. Interesant është fakti që në vitin 2014, studiuesit në Universitetin e Uellsit të Ri Jugor, zbuluan se Telegonia është në fakt e vërtetë tek mizat e frutave. Mashkulli i parë me të cilën shkon me një femër, përcakton madhësinë e pasardhësve,

madje edhe pasi ajo çiftohet me të tjerët. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *