Home»Horizonti.al»Prindërit e faraonit egjiptian Tutankhamun, ishin motër e vëlla

Prindërit e faraonit egjiptian Tutankhamun, ishin motër e vëlla

Seria: Zbulimet tronditëse nga analizimi i AND-së së lashtë

Mbreti Tutankhamun, mbetet një nga faraonët më të famshëm që sundoi Egjiptin. Ai filloi të sundonte kur ishte vetëm 10-vjeç, dhe vdiq rreth vitit 1324 P.E.S, kur ai ishte vetëm 19-vjeç. Arkeologët e gërmuan varrin e tij në vitin 1922. Çuditërisht, ata e gjetën trupin të paprekur, të stolisur me gurë të çmuar, përfshirë shumë ar.

Analiza fizike e eshtrave të Mbretit Tut, tregoi se mbreti nuk kishte pasur një jetë të gëzueshme sa ishte gjallë. Këmba e tij e majtë ishte e deformuar, duke e detyruar atë të ecte me një bastun. Në fakt, në varrin e tij u gjetën plot 130 bastunë. Analiza e mëtejshme e ADN-së, tregoi se këmba e tij ishte e deformuar si pasojë e mbarështimit brenda gjakut.

Ai vuajti ndërkohë për një fare periudhe nga sëmundja e malaries, e cila pengoi shërimin e këmbës së deformuar. Testet e ADN-së zbuluan se babai i Mbretit Tut ishte Akhenateni, i biri i Amenhotepit III (Gjyshi i Mbretit Tut). Testet e ADN-së treguan gjithashtu se nëna e Mbretit Tut, ishte gjithashtu një nga vajzat e Amenhotep III.

Kjo do ta bënte babanë dhe nënën e Mbretit Tut, motër e vëlla. Disa historianë besojnë se nëna e tij ishte në fakt Mbretëresha Nefertiti, edhe pse kjo tezë vihet shumë në dyshim, pasi ajo nuk ishte e lidhur me Akhenatenin. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *