Home»Horizonti.al»Ndjesia e mëmësisë: Përvojat e një gruaje shtatzënë, mund të ndryshonin fetusin brenda saj

Ndjesia e mëmësisë: Përvojat e një gruaje shtatzënë, mund të ndryshonin fetusin brenda saj

Seria: Teoritë e çmendura shkencore, që dikur pranoheshin si të vërteta

Deri në fillim të shekullit XX-të, njerëzit besonin se përvojat e një gruaje shtatzënë mund të ndryshonin fetusin brenda saj. Kjo teori quhej Përshtypja Mëmësore. Njerëzit pretendonin se përshtypja e nënës, mund të shkaktohej nga ajo që dëgjonte gruaja shtatzënë.

Për shembull, një grua mund të lindte një fëmijë të shurdhër, nëse dëgjonte një zhurmë të fortë gjatë shtatzanisë. Kjo mund të shkaktohej edhe nga ajo që mund të shihte gruaja. Ndërkohë, besohej se një grua shtatzënë mund të lindte një fëmijë të verbër, nëse shihte një person të verbër.

Mjekët i këshillionin gratë shtatzëna të vizitonin zona të këndshme si galeritë e artit dhe koncertet muzikore, në mënyrë që të mos lindnin fëmijë të deformuar. Në vitin 1726, një vajzë shërbëtore e quajtur Meri Toft shfrytëzoi besimin tek teoria e Përshtypjes Mëmësore, për të mashtruar mjekët të besonin që ajo kishte lindur në fakt lepuj.

Mjekët arritën në përfundimin se foshnjat e saj ishin shndërruar në lepuj, pasi gjatë shtatzanisë vajza kishte ngrënë lepuj, ëndërronte lepuj kur flinte, dhe donte të ndiqte lepujt rreth kopshtit. Jozef Merrik (i quajtur edhe si Njeriu Elefant), besohej se ishte viktimë e Përshtypjes Mëmësore.

Njerëzit mendonin se fytyra e tij ishte deformuar, për shkak se nëna e tij ishte frikësuar nga një elefant gjatë shtatzënisë.  Ndërkohë, sot ne e dimë që Merrik vuajtur nga Neurofibromatosis ose sindromi Proteus. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *