Home»Thenie»“Lumturia është SI dhe jo ÇFARË; është TALENT dhe jo OBJEKT”

“Lumturia është SI dhe jo ÇFARË; është TALENT dhe jo OBJEKT”

Disa thënie frymëzuese për suksesin nga Herman Hesse

“Vetmia është pavarësi”

“E vërteta jetohet, nuk mësohet”

“Dashuria është më e fortë se sa dhuna”

“Kam besuar gjithmonë dhe vazhdoj të besoj, se çfarëdolloj fati i mirë apo i keq të vijë në rrugën tonë, ne gjithmonë mund t’i japim kuptim dhe ta transformojmë në diçka me vlerë”

“Historia ime nuk është e ëmbël dhe plot harmoni, siç janë historitë e sajuara. Ajo ka marrëzi dhe magjepsje brenda saj, çmenduri dhe ëndërr, ashtu si jeta e të gjithë njerëzve që nuk duan të gënjejnë më veten”

“Qëllimi ynë nuk është të bëhemi njëri-tjetri, është të njohim njëri-tjetrin, të mësojmë të shohim tjetrin dhe ta nderojmë për atë që është”

“Nëse urren një person, ti urren diçka tek ai person, që është pjesë e jotja. Ajo që nuk është pjesë e jona, nuk na shqetëson”

“Mëso çfarë duhet të marrësh seriozisht dhe qesh me pjesën tjetër”

“Ajo që jemi sot buron prej mendimeve tona të djeshme, dhe mendimet tona të tashme ndërtojnë jetën tonë për nesër. Jeta jonë është krijim i mendjes sonë”

“Njerëzit me kurajë dhe karakter gjithmonë u duken të këqinj të tjerëve”

“Të mbajmë gojën kur të gjithë bëjnë thashetheme, të buzëqeshim jo armiqësisht ndaj njerëzve dhe institucioneve, të kompensojmë mungesën e dashurisë në botë, me më shumë dashuri, të jemi më besnikë në punën tonë, të tregojmë më shumë durim, të heqim dorë nga hakmarrja banale që shprehet me tallje dhe cinizëm; të gjitha këto janë gjëra që mundemi t’i bëjmë”

“Njeriu i pushtetshëm shkatërrohet nga pushteti, njeriu i parasë nga paraja, i nënshtruari nga nënshtrimi, dhe ai që kërkon kënaqësinë shkatërrohet nga kënaqësia”

“I vetmi realitet është ai që kemi brenda nesh. Ajo që i bën shumë njerëz të bëjnë një jetë kaq artificiale dhe të padenjë, është se ata më i kot i konsiderojnë imazhet e jashtme si realitet dhe nuk lejojnë kurrë botën e tyre të brendshme që të flasë”

“Lumturia është dashuri, asgjë më shumë”

“Lumturia është SI dhe jo ÇFARË; është TALENT dhe jo OBJEKT”

“Duhet të përpiqesh për të pamundurën, që të arrish të mundurën”

“Nuk ke frikë kur je në harmoni me veten tënde. Njerëzit kanë frikë sepse nuk e zotërojnë asnjëherë veten e tyre”.

/ bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *