Home»Horizonti.al»Ishulli Sokotra, Edeni i dikurshëm biblik?

Ishulli Sokotra, Edeni i dikurshëm biblik?

Ishulli Sokotra, buzë brigjeve të Jemenit në Gadishilin Arabik, ngjan me një planet i huaj. Flora e saj e rrezikuar është unike për shkak të izolimit, temperaturave ekstreme dhe motit shumë të thatë. Një e treta e pjesës së tij bimore, nuk mund të gjendet askund tjetër në tokë.

Fatmirësisht, 70 për qind e ishullit, është lënë mënjanë si një park kombëtar. Disa nga bimët duken si rrepa të mbjella me kokë poshtë. Ishulli përmban shpella të mëdha gëlqerore, shtëpi për lakuriqët e natës, i vetmi gjitar i lindur në Sokotra. Mesazhe në shumë gjuhë, janë gdhendur në muret e shpellave.

Studiuesit mendojnë se ato janë bërë nga detarët, që qëndruan në ishull midis shekujve I dhe VI të Erës Sonë. Banorët e ishullit misterioz, janë gjithashtu unikë:Ata të gjithë kanë një grup të ADN-së, që nuk zotërohet nga asnjë popull tjetër në Tokë, dhe disa pretendojnë se Kopshti i Edenit, ishte vendosur fillimisht në Sokotra. Në vitin 2008, UNESCO e quajti Sokotra-n një sit të Trashëgimisë Botërore. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *